Promovohet libri 'Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919' i autores Teuta Toska! Valentina Duka: Studimi me rëndësi në historiografinë shqiptare

Akademia e të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka organizuar këtë të enjte promovimin e librit "Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919" të Teuta Toskës.

Veprimtaria u mbajt në mjedisin e jashtëm të Akademisë së Shkencave me praninë e autores, dhe të folësve: Valentina Duka, Elsa Demo dhe Mikaela Minga dhe u moderua nga Andi Rëmbeci.

“Pas diplomimit në kolegjin Amerikan të Vajzave në Stamboll në vitin 1904, Parashqevi Qiariazi i bashkohet motrës Sevastisë për të ndihmuar me mbarëvajtjen e Shkollës së Vashave. Në vitin 1908 ajo merrë pjesë në ngjarjet e Kongresit të  Manastirit në krah të të vëllait, Gjergj Qiriazit, dhe dokumenton mbledhjet dhe diskutimet e rëndësishme që zhvillohen aty. “, -tha Rëmbeci

Historiania Valentina Duka, vlerësoi në mënyrë të veçantë punën e autores dhe rëndësinë e librit. 

“Botimi i ditarit të Parashqevi Qiriazit është një ngjarje e rëndësishme për historiografinë shqiptare, sepe studiuesit shqiptarë tani kanë mundësi të njohin konferencën e paqes edhe nga perspektiva e një prej intelektualeve më të shquara shqitare të shekullit të 20-të. Dorëshkrimi i ditarit ndodhej që në vitin 1946 në Arkivin e Shtetit Shqiptar, kur arkivi i familjes Dako-Qiriazi u sekuestrua nga komunistët, sepse patriotët e shquar Sevasti Qiarizi, Kristo Dako e Parashqevi Qiriazi u u akuzuan si agjentë të Amerikës”, -tha Valentina Duka.

Mikaela Minga dhe Elsa Demo, në dy këndvështrime të ndryshme, e vlerësuan librin e Teuta Toskës për interpretimin e detajeve që funksionojnë në mënyrë paralele me ngjarjet historike.

Në pamundësi të ishte i pranishëm sipas programit historiani i njohur David Hosaflook, në referatin e dërguar për t’u lexuar në këtë veprimtari shkruante se: “

“Vepra e Teutës paraqet mendimin e Parshqevisë, e rikthen zërin e saj, një zë që frymëzon, qorton, profetizon dhe jep receta për mirëvajtjen e kombit, jo vetëm për vitin 1919, por edhe për vitin 2021 e në vazhdim.”

Teuta Toska punon si drejtuese e departamentit të gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit dhe që nga viti 2017 është edhe anëtare e Akademisë së të Rinjve, pranë Akademisë së Shkencave.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë