SHKODËR - 20 familje në lagjen “3 heronjtë” në Shkodër rrezikojnë të përfundojnë në qiell të hapur, pasi trualli ku kanë ndërtuar shtëpitë i ka dalë pronari. Të vendosur prej vitit 1997 në këtë zonë, ata u bënë pjesë e procesit të legalizimit në 2006-ën, por 5 vite më pas pikërisht në 2011-ën janë thirrur nga prokuroria pasi pronari, Nikolin Kujxhia, kishte hapur një gjyq për marrjen e truallit të tij.
Sipas këtyre familjeve në gjyq nuk u dhanë shpjegime, e aq më pak ndonjë dokument për pronësinë e truallit, por gjithçka foli në favor të Nikolin Kujxhisë. Tashmë banorët janë njohur me një vendim të përmbarimit ku ju bëhet me dije se brenda 23 tetorit duhet të lirojnë shtëpitë.
Para viteve 97’ këtu ishte zonë gjeologjike, ndërkohë pas trazirave të atyre viteve ku u mbyllën të gjitha industritë në këtë zonë, objektet u kthyen në shtëpi banimi.
Sot këto familje janë të gatshme t’i paguajnë shtetit çdo detyrim pasi kjo është tokë shtetërore, ndërsa legalizimi ende ka mbetur një pikë e pazgjidhur për ta.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com