KAVAJË- Një person ka mbetur i plagosur me thikë në lagjen numër 2 të Kavajës. Mësohet se autori Eri Velecia është futur brenda në market dhe i ka kërkuar para pronarit Artur Ligeja.

Fillimisht ai i ka dëmtuar fasadën e biznesit dhe pasi është hasur në rezistencën e pronarit ka nxjerrë thikën dhe e ka kërcënuar për të marrë para. Ligeja ka mbetur i plagosur dhe mësohet se ai ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Autori është vënë në pranga, ndërsa njihet edhe si përdorues i lëndëve narkotike. Ligeja është pronar i disa bizneseve në zonë, mes tyre edhe i një agjencie turistike.