Pronari zbulon predha anti-tank teksa pastronte ndërtesën, ndërhyjnë Forcat e Armatosura (FOTOT)

Pronari zbulon predha anti-tank teksa pastronte ndërtesën, ndërhyjnë Forcat e Armatosura (FOTOT)

Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme duke hequr municionet luftarake

Pronari i një magazine shtetërore në lagjen Dobraç të Shkodrës teksa po pastronte, ka gjetur në brendësi të saj disa municione luftarake.  

Struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse kanë bërë të mundur heqjen e tyre nga magazina e cila i përkiste “Institutit të misrit”, tashmë i privatizuar. 

Në magazinë u gjetën 4 predha GHLKT “Granatë Hedhës i Lehtë Kundër-Tank” si dhe 1 granatë dore mësymëse. Municionet e gjetura në magazinë, dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997.

Ekspertët e kompanisë EOD, morën masa për sigurimin e vendit dhe nëpërmjet automjeteve speciale, bënë të mundur transportimin e predhave dhe magazinimin e tyre në depot ushtarake të batalionit të Xhenios.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës