Shteti ka në pronësi të tij 139.000 hektarë tokë bujqësore, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë. Toka bujqësore llogaritet në një total prej 695 mijë hektarësh, sa 24% e sipërfaqes totale të vendit. Nga kjo sipërfaqe, 80% janë në pronësi të privatëve dhe 20% është në pronësi të shtetit.
Mijëra hektarë në pronësi të shtetit do të ishin të mjaftueshme që qeveria të zhvillonte disa projekte të rëndësishme për sektorin e turizmit të bujqësisë, por edhe për kompensimin e ish-pronarëve. Tre vitet e fundit, një pjesë nga kjo sipërfaqe është dhënë me qira nëpërmjet disa ankandeve që ka zhvilluar Ministria e Bujqësisë për biznese bujqësore të frutikulturës, perimeve dhe fermave të kafshëve.
Ndërkohë, ky fond toke mund të zgjidhte shumë nga problemet edhe për Investimet e Huaja Direkte. Çështjet e pronësisë në vitet e kaluara kanë qenë shkaktare për dështimin e disa investimeve serioze në vend, sidomos në zhvillimin e zonave të lira ekonomike dhe në zhvillimin e resorteve turistike. Por nuk duket se asetet që shteti ka në dispozicion po përdoren mirë në këtë drejtim.
Tetorin e kaluar nga ana e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve do të merrej iniciativa e integrimit të një platforme për pronat brenda faqes zyrtare të këtij institucioni. Bëhej fjalë për 100 prona që do të ishin online me specifikimet e nevojshme për investitorët e interesuar.
Pronat ishin shtetërore por nuk përjashtonin edhe përfshirjen e individëve të caktuar që donin të shisnin një truall. Edhe sot në faqen e AIDA-s gjen në total 103 prona, të ndara specifikisht sipas 12 qarqeve, me një shtim modest prej vetëm tre njësish të reja. Kjo, në rastin më të mire, tregon për një mungesë rifreskimi në të dhëna, por, në rastin më të keq, tregon për një mungesë interesi nga ana e biznesit.
Tirana mban edhe rekordin me 21 prona të reklamuara, që nisin nga ish-fabrika, deri tek toka bujqësore, ndërkohë që i dyti në listë është Elbasani me 18 prona të hedhura online si mundësi potenciale investimi nga ana e investitorëve të huaj. Më pak interes duket se ka në Dibër, Lezhë dhe në Shkodër, në të cilat sëbashku ka një total prej 4 pasurish të paluajtshme.
Nisma e AIDA-s për platformën e pronave erdhi pas interesit të shfaqur shpesh herë nga investitorët, por që në shumë raste pronat rezultojnë me probleme ligjore. Ndërkohë, nga të dhënat shihet se më pak se gjysma e sipërfaqes së tokës bujqësore është e ujitshme, rreth 360 mijë hektarë, por nga këto vetëm 150 mijë hektarë janë në sistemet e ujitjes aktualisht.
Problem tjetër mbetet fakti që madhësia mesatare e fermës shkon në rreth 1.26 hektarë dhe ndahet në mesatarisht 4.7 parcela, që nënkupton se madhësia mesatare e parcelës shkon në vetëm 0.27 hektarë.
Në një vlerësim kritik të investimeve publike për cilësinë e praktikave të menaxhimit, që është kryer nga FMN gjatë vitit 2016, konkluzionet kryesore në lidhje me eficiencën e investimeve janë përmbledhur në gjashtë gjetje kryesore.
Së pari, investimet publike të Shqipërisë të akumuluara rezultojnë të kenë qenë mbi mesataren e vendeve europiane në zhvillim, por kanë qenë shumë të paqëndrueshme dhe kanë kontribuar në borxhin e vendit. Së dyti, me gjithë investimet e mëdha publike, Shqipëria ende mbetet prapa në mbulimin dhe efikasitetin e infrastrukturës.
Së treti, pjesa më e madhe e institucioneve publike të investimeve në Shqipëri janë të mesme dhe disa me fuqi të konsiderueshme “në letër”, por shumë më të dobëta “në praktikë”. Së katërti, institucionet e planifikimit për investime kanë boshllëqe të konsiderueshme në dizajn dhe nuk kanë dhënë rezultate të kënaqshme fiskale.
Së pesti, sistemet për shpërndarjen e fondeve për investime kapitale vlerësohen të mira ose të mesatare, me disa mangësi në zbatim. Dhe së gjashti, institucionet qeveritare për zbatimin e investimeve vlerësohen të moderuara mesatarisht, por përmbajnë dobësi në përputhje dhe në zbatimin praktik.
Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com