Pronat, KIE: Qeveria Berisha
s’zbatoi vendimet e Strasburgut

Pronat, KIE: Qeveria Berisha<br />s’zbatoi vendimet e Strasburgut
TIRANE- Këshilli i Europës ndjek me vëmendje Shqipërinë sa i takon çështjes së kompensimit të pronarëve dhe zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nga qeveria shqiptare.

Përmes disa vendimeve dhe rezolutave të miratuar nga ky komitet, gjatë një mbledhje të zhvilluar më 3-5 dhjetor shprehet shqetësimi për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut në lidhje me çështjet  Manushaqe Puto dhe Driza Group nga qeveria e kaluar e drejtuar atëherë nga Sali Berisha. Gjithashtu i kërkon qeverisë aktuale të marrë masa për të gjetur një mekanizëm efektiv të kompensimit brenda datës 17 qershor 2017 të vendosur nga Gjykata e Strasburgut.

Në këtë mbledhje Shqipëria është përfaqësuar nga zëvendësministri i Drejtësisë Idlir Peçi i cili ka vënë në dukje angazhimin në këtë drejtim të shprehur nga qeveria e re shqiptare, në detyrë që nga shtatori 2013 për të vënë në vend, brenda afatit kohor të caktuar nga Gjykata, një mekanizëm efektiv të kompensimit dhe për të paraqitur para Komitetit, pa vonesa të mëtejshme, një plan gjithëpërfshirës dhe të hollësishëm veprimi për zbatimin e këtij grupi të rasteve.

Më 31 korrik 2013, Qeveria Berisha vendosi për herë të parë, një ekzekutim jo të plotë të një vendimi të marrë nga ana e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut plot një vit më parë, më datë 31 korrik 2012 në favor të familjes Manushaqe Puto dhe të tjerë në masën 100 milionë lekë, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin. Gjykata e Strasburgut urdhëroi Shqipërinë të paguajë në favor të kësaj familjeje shumën prej 1 milionë eurosh dhe jo 715 mijë, sa ka paguar.

Duke ia lënë qeverisë së Ramës kompensimin e pjesës tjetër.

“Shprehën shqetësim të thellë se, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të Komitetit të Ministrave për miratimin e masave të nevojshme, qenia e fundit e bërë në Rezolutën e Përkohshme CM/ResDH(2013)115 dhe afati përfundimtar në afrim (17 qershor 2014), të vendosur nga Gjykata për zbatimin e akt-gjykimit pilot Manushaqe Puto, autoritetet ende nuk kanë arritur të paraqesin informacion të prekshme ku demonstrojnë për arritjen e ndonjë progresi dhe pasjen e një strategjie për zbatimin e vendimit”- thuhet në vendimin nr 2 që ky komitet ka miratuar të cilat u bënë publike dje.

Ndërsa në vendimin e tretë dhe të 4 thuhet  “Vunë në dukje angazhimin në këtë drejtim të shprehur nga qeveria e re shqiptare, në detyrë që nga shtatori 2013, për të vënë në vend, brenda afatit kohor të caktuar nga Gjykata, një mekanizëm efektiv të kompensimit dhe për të paraqitur para Komitetit, pa vonesa të mëtejshme, një plan gjithëpërfshirës dhe të hollësishëm veprimi për zbatimin e këtij grupi të rasteve”
mirëpritën gatishmërinë e autoriteteve për të bashkëpunuar me Sekretariatin me qëllim paraqitjen para Komitetit të një plani të tillë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në çdo rast, në kohën e duhur për shqyrtimin e tij nga Komiteti në mbledhjen e tij të 1193-të (mars 2014) ( DH )”
 
DOSJA E MANUSHAQE PUTOS
Në gjykimin e saj për rastin "Manushaqe Puto e të tjerë kundër Shqipërisë" Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur një vit më parë njëzëri se konstaton shkelje të nenit 13 (e drejta për një ankim të efektshëm) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe shkelje të nenit 6 § 1 (e drejta për një gjykim të drejtë) dhe neni 1 i Protokollit Nr. 1 (mbrojtja e pronës) të Konventës.

Në arsyetimin e këtij vendimi, Gjykata është shprehur se 20 qytetarë shqiptarë argumentuan se, pavarësisht nga njohja prej autoriteteve e titullit të tyre të pronësisë mbi një tokë që ata kishin fituar me trashëgimi, vendimet përfundimtare administrative për dhënien e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj, në vend të kthimit, asnjëherë nuk janë ekzekutuar. Ankuesit janë njëzet shtetas shqiptarë, ish-pronarë ose trashëgimtarë të ish-pronarëve të tokave të konfiskuara nga ish-regjimi komunist në Shqipëri.

Ata kanë trashëguar titujt e pronës mbi disa toka me sipërfaqe që variojnë nga 600 deri në 5.000 metra katrore, që janë njohur midis viteve 1994 dhe 1996 nga Komisionet për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës, sipas Ligjit të vitit 1993 mbi pronën. Sipas Komisioneve, ankuesit duhet të kompensohen financiarisht, sipas njerës nga rrugët që parashikon ligji për këtë qëllim, në vend që atyre t'u kthehet prona.

Por asnjë vendim përkatës nuk është ekzekutuar deri tani. Tetë ankuesve iu është kthyer një pjesë e pasurisë, por nuk kanë marrë kompensim, në një prej rrugëve që parashikon ligji, për pjesën tjetër të tokave të tyre.


VENDIMET DHE REZOLUTAT E MIRATUARA NGA KOMITETI I MINISTRAVE
Komiteti i Ministrave ka bërë publike dje me 5 dhjetor 2013 disa vendime dhe rezoluta të miratuara në mbledhjen e tij të katërt të veçantë për të drejtat e njeriut ( 03-05 dhjetor 2013) gjatë të cilit ai ka shqyrtuar gjendjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Shqipëria u përfaqësua nga zëvendësministri i Drejtësisë Idlir Peçi. Për çështjet kundër Shqipërisë, Komiteti mori vendim në lidhje me çështjet  Manushqe Puto dhe Driza Group, si më poshtë:

Zëvendësministrat

1. përshëndetin praninë e zëvendësministrit të Drejtësisë së Shqipërisë dhe vendosmërinë e shprehur nga Ministri i Drejtësisë, në letrën e tij të datës 27 nëntor 2013, që shpreh vullnetin e autoriteteve për të zbatuar këto gjykime;

2. shprehën shqetësim të thellë se, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të Komitetit të Ministrave për miratimin e masave të nevojshme, qenia e fundit e bërë në Rezolutën e Përkohshme CM/ResDH(2013)115 dhe afati përfundimtar në afrim (17 qershor 2014), të vendosur nga Gjykata për zbatimin e akt-gjykimit pilot Manushaqe Puto, autoritetet ende nuk kanë arritur të paraqesin informacion të prekshme ku demonstrojnë për arritjen e ndonjë progresi dhe pasjen e një strategjie për zbatimin e vendimit;

3. vunë në dukje angazhimin në këtë drejtim të shprehur nga qeveria e re shqiptare, në detyrë që nga shtatori 2013, për të vënë në vend, brenda afatit kohor të caktuar nga Gjykata, një mekanizëm efektiv të kompensimit dhe për të paraqitur para Komitetit, pa vonesa të mëtejshme, një plan gjithëpërfshirës dhe të hollësishëm veprimi për zbatimin e këtij grupi të rasteve;

4. mirëpritën gatishmërinë e autoriteteve për të bashkëpunuar me Sekretariatin me qëllim paraqitjen para Komitetit të një plani të tillë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në çdo rast, në kohën e duhur për shqyrtimin e tij nga Komiteti në mbledhjen e tij të 1193-të (mars 2014) ( DH ) .

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar