Apeli shtyn për të enjten vendimin për grupin e Shijakut, Astrit Avdyli: Rroftë Dako, rroftë PS, i kam miq

TIRANE - Apeli i Krimeve të Rënda shtyn për të enjten seancën në ngarkim të grupit "Advylaj" të arrestuar në kuadër të operacionit "VOL-VO4", të cilët kërkojnë lirinë. Pas tetë orë me radhë, Gjykata e Apelit të Krimeve nuk arriti të marrë një vendim për ankimimin e 24 të pandehurve. Nga 24 të pandehurit që kërkojnë lirinë, në Apel ishin të pranishëm vetëm 16, ndërsa mungonin 8, mes tyre edhe 2 ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, njëherazi ish-drejtor i Burgjeve, të cilët përfaqësoheshin nga avokatët. Mes të pranishmëve në seancën e sotme ishte edhe nja nga koka e grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, i cili ka thirrur nga kafazi i hekurt ku ndodhej “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet’”.

Pas kesaj deklarate ka reaguar Partia Demokratike dhe vete Vangjush Dako.

Emri i Dakos për lidhjet me vëllezërit Avdyli doli para disa ditësh pas publikimit të tre përgjimeve para dhe pas zgjedhjeve të 2017. Në njërën nga bisedat e përgjuara, Dako gjatë komunikimit me Altin Avdylin interesohet që të takohet me një person tjetër i quajtur Astrit, që është Astrit Avdyli. Sipas transkriptit të kësaj bisede me Altin Avdylin, Vangjush Dako kërkon të takohet me vëllanë e tij, Astritin për ta falënderuar  dy ditë pas zgjedhjeve të 2017.

Grupi i Shijakut dhe dy ish-deputetët e PS
Në 24 tetor në seancat e zhvilluara te Krimet e Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa 10 u liruan, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje. Arben Ndoka ra në prangat e policisë në 21 tetor gjatë megaoperacionit të policisë "Volvo 4", pasi nga përgjimet telefonike të Prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Ranës e Hedhun në Shëngjin.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit. Kreu i bandës së Shijakut Astrit Avdyli akuzohen për trafik të drogërave të forta nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Të arrestuarit që ndodhen në burg
Arben Çuko
Arben Ndoka
Hajri Seferi
Jasin Kala
Shkëlqim Avdyli
Astrit Avdyli
Saimir Gjepali
Artur Balla
Paulin Simoni
Altin Avdyli
Jasin Avdyli
Fatos Llaftiu
Bledi Ndoka
Denis Llaftiu
Esat Mehmeti
Saimir Sulejmani
Elis Guri
Ilirjan Prifti
Ardit Gjyriqi
Petro Kuçi
Elton Shehaj
Gjevi Ndoka
Armand Spiro

Arrest shtëpie
Bledar Koci
Lule Zeneli
Luigj Paloka
Kol Lleshi
Zef Ndoka
Vasil Nika
Genc Zeneli
Vlash Gazulli

Detyrim paraqitje
Mimoza Ndoka
Marjeta Përskura

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 13/11/2018 09:07

    Te gjithe do dalin.Ska vend ne bote me te kriminalizuar dhe korruptuar se shqiperia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja