Pronat, Shqipëria shpërfill
Këshillin e Evropës
Qeveria nuk zbaton afatin për ndryshimet ligjore të kërkuara. Ligji aktual për kthimin dhe kompensimin e pronës duhej t'u nënshtrohej ndryshimeve deri në nëntor 2011. Kjo ishte vendosur nga Këshilli i Evropës në maj të një viti më parë dhe ishte miratuar nga Këshilli i Ministrave në prill të këtij viti.
TIRANE- Duket se qeveria Berisha nuk ka kohë të merret me procesin e kthimit dhe të kompensimit të pronës. Këshilli i Evropës kishte sugjeruar një dokument, në formën e një memorandumi të titulluar "Për masat strategjike të situatës së pronave në Shqipëri", i cili është hartuar që më 25 maj të vitit të kaluar.
Strategjia e zgjidhjes përfundimtare është pranuar edhe nga qeveria shqiptare, e cila e ka miratuar dokumentin më datë 29 prill 2011 dhe ai tashmë duhej të përbënte strategjinë zyrtare edhe të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në këtë fushë, pasi, me publikimin e saj në Fletoren Zyrtare të datës 31 maj 2011, vendimi përkatës ka hyrë në fuqi.
Këshilli i Evropës ka konstatuar se ka patur vazhdimisht cenim të së drejtës së pronës ndaj individëve shqiptarë. Kjo ka ardhur si pasojë e pengesave dhe vështirësive për realizimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Gjykata Evropiane, në vendimet e saj për disa raste të përsëritura nga Shqipëria, ka konstatuar se mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë apo i vendimeve të komisioneve të pronave në kohë, vendime të cilat i konsideron si "quasi gjyqësore", ka cenuar të drejtën e ankuesve për proces të rregullt ligjor, në të njejtën kohë edhe me të drejtën e pronës, që është një e drejtë themelore e njeriut. Gjykata ka vlerësuar, gjithashtu, se sistemi juridik në vendin tonë "nuk ofron mjete ligjore efektive ankimi për adresimin e mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, çfarë përbën cenim të së drejtës së ankuesve për mjete efektive ankimi".
Mosekzekutimi i vendimeve ka ardhur si pasojë e problemeve dhe vështirësive që hasen lidhur me zbatimin e ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave", lidhur me procesin e regjistrimit të pronave, si dhe lidhur me sigurimin e mjeteve juridike efektive në rastet e mosekzekutimit të vendimeve përfundimtare gjyqësore.
Këshilli i Evropës, në këtë mënyrë, kritikon, si sistemin ligjor në Shqipëri, ashtu edhe zbatimin e tij në praktikë, duke filluar nga mangësitë që konstatohen në hipoteka e kadastra, deri te mungesat e theksuara të efektivitetit të përmbarimit gjyqësor.
"Sipas Këshillit të Evropës, kuadri ligjor për pronat paraqitet mjaft i fragmentuar dhe ka nevojë të konsolidohet e të thjeshtohet, për të përcaktuar procedura të thjeshta dhe transparente kompensimi. Por, deri tani, asnjë projekt nuk është paraqitur, as në qeveri, as në Kuvend."- shkruhet në shkrimin e botuar sot në gazetën Shqiptarja.com.
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1950
Lajme të tjera
-
Samiti në Moskë, mediat: Xi Jinping do të telefonojë Zelensky pasi të flasë me Putinin
20 Mars, 10:47
-
Mori çmimin e madh në Big Brother Vip Kosova, por surprizën më të madhe Stresi e mori nga Sali Berisha! Ja 'dhurata' e tij
20 Mars, 10:39
-
Aksidenti ku mbeti viktimë polici në Patos, arrestohet 27-vjeçari
20 Mars, 10:32
-
Valle shqiptarësh, kurbane, refuzim, namaz, amnisti dhe propagandë: Si rrodhi vizita e Sulltan Mehmetit V në trevat shqiptare më 1911
20 Mars, 10:24
-
Java Globale e Parasë, slogani i zgjedhur këtë vit ‘Administro paratë’! Sejko dhe Kushi: Edukimi financiar është prioritar
20 Mars, 10:24
-
Përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi me grupin e Emiljano Shullazit do të bëhet me dyer të mbyllura! Avokatja: Jo më 'publicitet'
20 Mars, 10:19
-
'Vendoret'/ Celibashi: S'ka reklama falas për partitë, asnjë rregullim ligjor për mediat online! Ambasadori i OSBE: Financimi në televizione të monitorohet
20 Mars, 10:17
-
Turizmi në lulëzim, Rama: Në shkurt vizitorët janë rritur 54% krahasuar me 1 vit më parë! Mbi 686 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në dy muajt e parë të 2023
20 Mars, 10:12
-
Putin përshëndet 'mikun e mirë të vjetër' Xi Jinping përpara takimit të parë në Moskë që nga pushtimi i Ukrainës
20 Mars, 10:08
-
Krim makabër në Spanjë, 40-vjeçari shqiptar i pret fytin me gotë një spanjolli pas një sherri në lokal! Largohet i qetë me duart me gjak: S’kam bërë asgjë
20 Mars, 10:00
-
Sazan Guri: E përcolla të ndjerin
20 Mars, 09:51
-
Kërcënon Medvedevi: Urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Putin do ketë pasoja të tmerrshme
20 Mars, 09:44