Pronën e Gardës ua kthyen ish-
pronarëve, AKKP kallëzon Pekën

TIRANË - Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka kallëzuar penalisht ish-drejtorin Avenir Peka, si dhe disa ish-zyrtarë të lartë të këtij institucioni, pasi kanë dhënë katër vendime për kthimin e një toke brenda territorit të Gardës së Republikës, duke ja hequr nga administrimi.
 
Burime zyrtare nga AKKP-ja, kanë bërë të ditur se, drejtoresha Sonila Qato ka “dorëzuar sot pranë Prokurorisë Tiranës, kallëzimin penal për fillimin e procedimit penal në lidhje me paligjshmëritë e konstatuara në katër vendimet për kthim prone brenda territorit të Gardës së Republikës”.
 
Vendimet janë miratuar nga zyrtarët e kohës në fund të muajit Gusht 2013 me procedura të përshpejtuara.

AKKP ka çuar në prokurori zyrtarët e mëposhtëm:
Avenir Peka, ish-Drejtor i Përgjithshëm i AKKP
Agim Toro, ish-Zv. Drejtor i Përgjthshëm dhe Drejtor Drejtorie
Ardian Spahiaj, ish-Përgj. Sektori Juridik dhe Kontollit, AKKP  
Arben Cenaliaj; ish-Përgj. Sektori Shqyrtimit për Qarkun e Tiranës, AKKP
 
Zyrtarët e mësipërm rezultojnë të kenë kryer shkelje të ligjit për Kthimin dhe Kompensimin e pronës gjatë kohës në të cilën ushtronin funksionet e sipërpërmendura.
 
Në dosje mungojnë konfirmimet nga institucionet përgjegjëse në zbatim të ligjit në fuqi. Janë shmangur korrespondecat dhe bashkëpunimi me autoritetet kompetente në administrim të të cilave ka qenë prona e kthyer.
 
Në dosjet përkatëse janë vënë re shkelje të cilat kanë të bëjnë me procesin e aplikimeve, verifikimeve në terren, shqyrtimit të akteve nga grupi i punës, shqyrtimi nga Sektori Juridik dhe Kontrollit dhe vendimmarrja e Drejtorit të Kthimit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP.
 
Kryerja dhe moskryerja me dashje e veprimeve dhe mosveprimeve të kundraligjshme nga ana e zyrtarëve bie qartë në kundërshtim me ligjin Nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, VKM nr. 255, datë 13.04. 2010 “Për procedurat e mbledhjes, përpunimit dhe adminstrimit të akteve të subjekteve të shpronsëuara, gjatë procesit të njohjes dhe kthimit apo kompesimit të pronës”, dhe përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës nga punonjësve përgjegjës të cilët kanë dëmtuar dhe interesat e instuticionit “Garda e Republikës”.
 
Për këtë arsye, bazuar në nenin 281, të Kodit të Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, për personat e lartpërmendur, AKKP kërkon regjistrimin e procedimit penal për veprën penale të parashikuara në nenet 248 “Shpërdorimi i detyrës”dhe 25 “Bashkëpunimi i personave për kryerjen e veprës penale ” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”.
 
garda kerkon pronat
(Në foto: Planimetria dhe prona që i është hequr Gardës së Republikës për të cilën është bërë padia e sotme)

Një sipërfaqe prej 7554 metër katrorë, i është rrëmbyer brenda një afati 15 ditor Gardës së Republikës, duke ju dhënë më pas tre shtetasve Pandora Kazanxhi, Aishe Përnaska dhe Leonidha Nishku, të gjithë trashëgimtarë të pasurive të familjarëve të tyre.

Vendimi për kalimin e kësaj sipërfaqe tokësore nga pronësia e Gardës së Republikës, në emër të tre personave të sipërcituar, është marrë në një ditë të vetme, ku ish-kreu i AKKP-së Avenir Peka në 20 gusht 2013 i ka ndezur dritën jeshile, heqjes së 7554 metra katror nga teritori i Gardës së Republikës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti