Prononcimi për mediat i Zv.Kryetarit të Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili‏

Sot po aplikohet votimi elektronik, të paktën në LRI po funksionon kjo, ndoshta mund të funksionojë edhe në zgjedhjet e ardhshme?
Besoj që në LRI sot kemi një konsolidim të mëtejshëm të kësaj tradite, pasi ju e dini që ne e kemi aplikuar këtë edhe në Konventën Ndërkombëtare të LSI-së vite më parë.
Sigurisht, mundësitë teknologjike që na ofrojnë edhe shpejtësinë shumë më të madhe dhe nxjerrjen shumë të shpejtë të rezultatit, ju do të keni mundësi që ta ndiqni më vonë. Në këto ambiente ku punohet ka mjaft të rinj që japin shumë ide. Kanë marrë, nuk e them për polemikë, një pjesë e Parlamentit Shqiptar. Kam dëgjuar më shumë ide të dobishme në dhomat e punës së tyre sesa në shumë seanca të Parlamentit.
Pra, nëse do të kishte vullnet, si në LRI, a mund të ketë vullnet për t’u mbajtur edhe zgjedhjet parlamentare sipas votimit elektronik. Është një nga kërkesat polikë të opozitës ?
Besoj që përsa i takon votimit elektronik është një çështje, një problem teknik për t’u zgjidhur. Pasi ne shprehëm vullnetin në vitin 2013, kujtoni që ka pasur një grup të përbashkët në 2013-n për të pasur këta elementë të votimit elektronik, siç është Qarku i Fierit.
Ky mandat është linear politikisht dhe nuk ka asnjë ndarje në këtë çështje. Problemi është në vlerësimin që kjo vërtetë të realizohet dhe të jemi korrekt teknikisht dhe vërtetë të jetë një hap para dhe të mos jetë asnjëherë një hap pas apo mos të ndodhi që mos të marrim vendime të cilat nuk mbahen, siç ishte rasti i votimeve në Fier dhe nuk ndodhi. Pra, vullneti besoj që është i përbashkët. Askush në politikë, në mazhorancë apo opozitë, nuk është kundër një ideje të tillë.
Një ditë më parë Konferenca e Kryetarëve ka kaluar një kalendar ku nuk ishte e përfshirë drafti për Reformën në Drejtësi. Është kaluar dhe është bërë publik një pikë ku përfshihet drafti për Reformën në Drejtësi. Ndërsa Partia Demokratike e ka konsideruat këtë të papranueshme dhe kanë thënë që do të bëjë një kallëzim duke e vlerësuar si të paprecedentë publikimin e një kalendari, i cili nuk ka arritur konsensus në Konferencën e Kryetarëve. Cila është e vërteta sipas jush për këtë çështje?
Nuk ka shumë të vërteta. Ka vetëm një të vetme. Kuvendi i Shqipërisë me sa jam i informuar unë do të sqarojë çdo keqkuptim dhe do ta bëjë këtë nëpërmjet një informacioni, i cili do të sqarojë gjithçka që nuk ka të bëjë as me përfshirje reforme, as me një çështje të tillë të madhe. Ka pasur thjesht një lapsus përsa i takon dokumenteve dhe jo një votim për këtë çështje. Duhet të jemi të përqendruar që ta votojmë Reformën në Drejtësi dhe opozita duhet ta bëjë këtë gjë sepse ky është një obligim madhor. Ndërsa kjo ka të bëjë me gjëra procedurale të cilat nuk janë as parimore, as të rëndësishme.
Kur do të fillojnë negociatat me opozitën përsa i përket reformës në drejtësi. Mazhoranca do të shkojë e vetme për ta miratuar me votat e saj apo do të kërkojë vota të tjera për miratimin e ndryshimeve kushtetuese?
Nuk jam në dijeni të ndonjë negocimi në proces në këtë momentin që ju më pyesni. Ka një qëndrim shumë të qartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në mbështetje pa asnjë mëdyshje të reformës. Vazhdojmë t’i qëndrojmë qëndrimit politik që për nevojën madhore që ka, reforma duhet të ishte miratuar dje. Pra çdo minutë e humbur është një minutë e çmuar dhe ky proces sikurse Kryeministri ka bërë të ditur edhe pas takimit të bërë me liderin e opozitës z. Basha, është një proces i cili do të vazhdojë me miratimin dhe ku çdo reflektim i opozitës, ai ka qenë shumë i qartë për këtë qëndrim të tij, është i mirëpritur dhe ekziston durimi për ta mirëpritur dhe për ta rimarrë në çdo moment që do të kishte një reflektim të tillë. Por, pa penguar ecurinë përpara dhe miratimin e një dokumenti të tillë siç është drafti i reformës në drejtësi pasi detyrimet që Shqipëria ka ndaj vetes, por edhe ndaj partnerëve, ndaj integrimit evropian janë të tilla që e bëjnë miratimin një çështje të patjetërsueshme dhe pa kthim prapa.
I qëndron LSI deklaratave se reforma duhet të miratohet m konsensus, apo ashtu siç janë deklaratat e fundit që vijnë nga ndërkombëtarët që mjaftojnë që të plotësohen 2/3 e votave të nevojshme dhe a mund të realizohen?
LSI ka një përgjegjësi politike të cilën duhet ta zhvillojë deri në fund, atë që ta mbështesë reformën në drejtësi. Një gjë që e ka bërë pa ekuivok dhe do ta bëjë. Shprehja që 20 votat e LSI janë të qarta dhe të deklaruara pro reformës nuk ndryshojnë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë, ndërsa procesi i reflektimit politik të çdo aktori është një përgjegjësi politike e gjithsecilit.
Cili është qëndrimi i LSI për atë pikë që tashmë i ndan palët, për vendet e rezervuara. Ju keni qenë gjithashtu në takimin e nivelit të larët politik. Çfarë qëndrimi ka mbajtur LSI atje dhe çfarë qëndrimi ka LSI për vendet e rezervuara? A i duhet lënë mundësi opozitës për të pranuar këtë kërkesë?
Përsa i takon qëndrimeve që mbahen në një takim të mbyllur, besoj se kanë qenë shumë të qarta ato deklarime të bëra publike nga kryeministri Rama i cili u shpreh politikisht në emër të përfaqësisë së mazhorancës në këtë takim. Dhe besoj se deklarimi i tillë ka qenë i qartë dhe pa ekuivok dhe unë nuk kam as çfarë t’u shtoj dhe as çfarë t’u heq atyre përsa ju dini në publik.
Si i cilësoni deklaratat e Kryeministrit sipas të cilit drafti do të shkojë në seancë edhe nëse nuk ka dakordësinë e Partisë Demokratike?
Unë nuk mund të kem vlerësime mbi vlerësimet të një deklarate të bërë publike, të cilën kryeministri e bëri në emër të grupit të mazhorancës që u ul në tavolinë për të negociuar me opozitën shqiptare për çështje të cilat dakordësia ishte e vështirës, apo siç rezultoi pas këtij takimi, e pamundur. Por besoj që qëndrimi i kryeministrit për të qenë të hapur dhe të duruar besoj se është një qëndrim konstruktiv dhe racional.
Z. Vasili kthehemi edhe njëherë tek çështja e kalendarit që mbyllet më 1 korrik dhe nuk është futur sipas jush. Ka pasur një lapsus të dokumenteve nga ana e administratës. A rrezikohen negociatat në vjeshtë në kohën kur ndërkombëtarët kanë kërkuar qershorin si fundin e afatit për të kaluar reformën në drejtësi dhe kujtojmë që ka një takim të ambasadorëve me Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta?
Besoj se e shterova plotësisht përgjigjen e kësaj pyetje. Meqë po e rimerrni po ju rikujtoj që sesioni parlamentar në vazhdim ka detyrimin që të mbyllë reformën. Pra kemi një sesion, i pranverës që ka një fillim dhe një mbarim, që ka detyrën madhore ta miratojë këtë reformë. Dhe nuk ka pasur një datë, është 25 qershori, është 29 qershori apo 3 korriku. Problemi është i tillë. Për një reformë kaq të vështirë dhe të komplikuar e cila ka kërkuar një punë shumë të madhe dhe të gjatë, ditët brenda sesionit janë pak të rëndësishme. E rëndësishme është që ky sesion të mbyllet me miratimin e reformës në drejtësi. Kjo është shumë e qartë.
Kemi mësuar se në tryezën mes Kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryeministrit Rama ku dhe ju ishit pjesë, kishte një dokument, një plan të hartuar nga Ambasada Amerikane. Mund të na thoni se cilat ishin pikat e këtij plani dhe pikat ku u ndanë palët?
Nuk kam bërë pjesë dhe nuk bëj pjesë në ata politikanë të cilët nuk respektojnë diskrecionalitetin e një takimi të mbyllur publik. Po ju them që kemi pasur një debat për një çështje e cila u bë publike dhe nga kryeministri Rama dhe nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me variantin e ecjes përpara me një shumicë të cilësuar për zgjedhjen e anëtarëve të disa institucioneve të sistemit gjyqësor me 2/3 apo për variantin e paraqitur nga opozita për vendet e rezervuara. Ky ka qenë një pikë debati. Kjo ka qenë një pikë keqkuptimi, një pikë ndarje dhe çdo gjë përtej kësaj nuk ka asnjë rëndësi. Është thjesht e vetëm një shuarje e kuriozitetit tuaj, por që nuk i shton asgjë më shumë argumentit qendror për të cilin flasim.
A mundet që mazhoranca t’i sigurojë 93 votat nëse opozita nuk jep konsensusin?
Besoj se e shteruam. Ne kemi një detyrim madhor të cilin duhet ta shpiem përpara sepse shqiptarët e kërkojnë me insistim këtë gjë. Dhe së dyti procesi i integrimit të cilët partnerët e kanë mbështetur fuqimisht dhe në vijë të parë si asnjëherë tjetër, na imponon. Ndaj do të ecim përpara në këtë proces, pasi kthimi prapa do të ishte një dëm i madh për Shqipërinë, një humbje e çmuar kohe në një moment delikat dhe besoj se përgjigjen time e shterova plotësisht. Të gjitha deklarimet e djeshme të Komisionerit Hahn, i cili foli qartë, se çfarë do të thotë për Shqipërinë mosmiratimi i reformës në drejtësi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore