Ndërsa mësuesja Emine Alushi është vënë në pranga dhe po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për propagandën mbi ISIS, ka reaguar Medresea e Shkodrës.
Ky institucion arsimor fetar në Shkodër përmes një deklarate për shtyp thekson se distancohet nga deklaratat e e mësueses Alushi.
Po kështu Medrese e Shkodrës shprehet se, është Institucion i shërbimit arsimor parauniversitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së KMSH.
“Në lidhje me video-regjistrimin e dhënë në Emisionin Investigativ Stop në Tv-Klan, ajo çfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH dhe është krejtësisht i kundërt me atë çfarë ofron e synon shkolla jonë në procesin edukativ.
Medrejesa është Institucion i shërbimit arsimor parauniversitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së KMSH. Me këtë video-regjistrim dhe përmbajtjene tij jemi njohur mbrëmjen e së mërkurës në datë 18 Janar, 2017.
Ne si staf drejtues dhe ai pedagogjik jemi distancuar menjëherë, qartë dhe unanimisht nga opinioni dhe mendimet e mësueses në fjalë, mendime këto të transmetuara në video-regjistrim.
Theksojmë se kjo mësuese në periudhën që ka punuar në Medrese ka qenë më kohë të pjesshme dhe se ë këtë vit shkolloj nuk është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës”.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com