TIRANE- Teksa të gjithë aktorët politikë në vend, kanë intensifikuar takimet mes tyre për kryerjen e reformës në Drejtësi, edhe prokurorët si pjesë të kësaj reforme janë ftuar të japin mendimin e tyre, se si duhet të ndryshojë funksionimi dhe organizmi i Prokurorisë së Përgjithshme. Mbi 100 prokurorë kanë dhënë mendimet e tyre se si duhet të kryhet reforma në prokurori, mendime këto që janë dërguar Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe faktorëve politikë.
/Shqiptarja.com










