Propozimi i ambasadorëve, ligji i
ri heq konsultat me kreun e shtetit

Propozimi i ambasadorëve, ligji i<br />ri heq konsultat me kreun e shtetit
Ditën e martë pritet që ministri i Jashtëm Ditmir Bushati të paraqesë në Komisionin e Jashtëm projekt-ligjin e ri, për shërbimin e jashtëm. Por pavarësisht se ky projekt-ligj ende nuk është diskutuar, disa nene të tij kanë shkaktuar debate, që pritet të acarohen dhe më shumë në ditët në vijim.

Pikat që pritet të ngjallin debate mes palëve, fillojnë që në nenin 26, pika 3, ku saktësohet se Ministri i Punëve të Jashtme i paraqet kryeministrit propozimin për emërimin dhe mbarimin e funksionit të ambasadorit.

Nen ku nuk përfshihet marrja e mendimit apo konsultimit me presidentin. Më pas pika 4 e nenit 26 është problematik për opozitën dhe për median, pasi çdo kandidaturë për ambasador gjatë seancave dëgjimore nuk do të raportojë me praninë e medias. 

Në nenin 35 gjithashtu shtohet pika se ambasadorët nuk duhet të kenë qenë pjesëtarë të sigurimit të shtetit ose bashkëpunëtor të tij.  Neni 37 parashikon, që lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë bëhen me urdhër të ministrit të jashtëm. 

Një tjetër ndryshim nga ligji I vjetër ka të bëje me kohëzgjatjen që një diplomat duhet të qëndrojë në detyrë, dhe behët fjalë për nenin 41 ku diplomatët duhet të qëndrojnë jo më shumë se 3 vjet. Ndërsa në ligji I tjetër parashikonte qëndrimin në detyrë nga 2 deri në 4 vjet.  Gjithashtu ky projekt-ligj ka rregulluar edhe kohëzgjatjen që duhet të kalojë një diplomat për tu ngritur në karrierë.


Neni 48 
Afatet për marrjen e gradave diplomatike Periudha minimale për kalimin e diplomatit nga një gradë në një tjetër më të lartë është:
a) Nga Atashe në Sekretar i Tretë - 2 vjet. 
b) Nga Sekretar i Tretë në Sekretar i Dytë - 3 vjet. 
c) Nga Sekretar i Dytë në Sekretar i Parë - 3 vjet. 
ç) Nga Sekretar i Parë në Këshilltar - 4 vjet.
d) Nga Këshilltar në Ministër Këshilltar - 3 vjet.
dh) Nga Ministër Këshilltar në Ministër Fuqiplotë - 3 vjet.
e) Nga Ministër Fuqiplotë në Ambasador - 3 vjet. 



Një tjetër rregullim I ligji parashikon që komisioni I jashtëm të njihet me kandidaturën pas emërimit, dhe jo para tij siç është aktualisht. Burime nga ministria e Jashtme për A1 Report, sqarojnë se ligji I ri, është I bazuar në praktikat më të mira të vendeve me traditë në diplomaci.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë