Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pranuar kërkesën e deputetit të PD-së për mbajtjen 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të opozitës, Abdi Baleta.

“Kuvendi ka standardizuar prej kohës një moment të rëndësishëm që mund të kërkohet nga një kryetar grupi ,apo deputet apo grup deputetësh, minuta e heshtjes. E kemi bërë me konsensus këtë ndërhyrje në rregullat e punës së Kuvendit, që atë minutë heshtje të bëhet siç duhet.  Kemi parashikuar që kërkesa të depozitohet me shkrim përpara seancën tek kryetari i Kuvendit. Pastaj përcaktohet minuta e saktë e mbajtjes së heshtjes.

Ajo që u përsërit më para, është forma më qesharake dhe jo respekt ndaj atij që mbahet minuta e heshtjes. Sa e keni respektuar ju Abdi Baletën, prandaj kryetar i Kuvendit kërkesa që u depozitua nga opozita, ka mbështetjen e grupit të PS, dhe në përfundim të votimit, për çështjet e rendit të ditës, besoj kam dakordësinë dhe të grupit të PD-së, të mbahet minuta e heshtjes siç i ka zakon Kuvendit të Shqipërisë për një ish-anëtar të vetin.

Deputetë që nuk kanë folur seancën e kaluar nuk mund të marrin fjalën për të folur për procesverbalin e seancës së kaluar”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve