Propozimi i pazakontë në Kuvend i deputetit Gështenja: Të ndryshohet Kodi i Punës, 2 orë pushim i paguar besimtarëve myslimanë të premteve, që të falin Namazin

Propozimi i pazakontë në Kuvend i deputetit Gështenja: Të ndryshohet Kodi i Punës, 2 orë pushim i paguar besimtarëve myslimanë të premteve, që të falin Namazin

Deputeti Lefter Gështenja, dje në Kuvend

Tiranë- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i propozon Kuvendit ndryshime në Kodin e Punës.

Ligjvënësi kërkon krijimin e kushteve për të gjithë besimtarët myslimanë që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës, si në institucionet private, ashtu edhe ato publike.

Më një postim në rrjetin social Facebook, Gështenja propozon gjithashtu që çdo ditë të Premte (e xhuma) çdo besimtari mysliman t’i mundësohet pushim i paguar 2 orë në drekë, që t’i jepet mundësi që të falet në Xhami.

Statusi i plotë i deputetit Lefter Gështenja në Facebook:

“Dje në Parlament propozova dy ndryshime në Kodin e Punës, për të fituar një të drejtë të mohuar  ndaj besimtarëve të fesë islame për praktikimin e lirë fetar, edhe pse  kjo e drejtë garantohet me ligj si një e drejtë kushtetuese, por bie ndesh me Kodin e Punës dhe i penalizon besimtarët e fesë islame në rastin konkret, të cilët janë komuniteti fetar më i prekur për shkak të dispozitave specifike obligative të kësaj  feje!

Dy janë ndryshimet kryesore të kërkuara:

-Krijimi i kushteve për të gjithë besimtarët që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës si në institucionet private ashtu edhe ato publike.

-Krijimi i mundësisë së faljes së Namazit për të gjithë besimtarët çdo ditë të Premte (Xhuma), duke e bërë pushim 2 orë në drekë (por të pagueshme)".

Postimi i deputetit Lefter Gështenja

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Den: 11/03/2025 12:50

    Na mbyten kaqolet Republike islamike do ky ndoci 2 per katoliket 2 ore per ortodoksit 2 ore per bektashijte 2 ore per protestanet Imunitetet per hoxhallaret priftrijte,dervishet Kush do punoje geshtenja????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Si do të votojë diaspora më 11 maj? Report Tv u shpjegon hap pas hapi procesin! Fleta e votimit brenda një zarfi gjigand me kod unik, vota e fshehtë

Si do të votojë diaspora më 11 maj? Report Tv u shpjegon hap pas hapi procesin! Fleta e votimit brenda një zarfi gjigand me kod unik, vota e fshehtë