Propozimi për dy gjinitë, Berisha kopjon Trump! Dorëzohet nisma ligjore në parlament (DOKUMENTI)

Propozimi për dy gjinitë, Berisha kopjon Trump! Dorëzohet nisma ligjore në parlament (DOKUMENTI)

Sali Berisha

TIRANË - Partia Demokratike ka depozituar një nisëm në parlament e cila sanksionon vetëm dy gjini, ato që njihen biologjikisht, mashkull dhe femër.

Nisma e cila u paralajmërua ditën e djeshme nga kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën me gazetarët, është firmosur nga 28 deputetë të Partisë Demokratike. Berisha me këtë nisëm kërkon të kopjojë presidentin Trump, i cili sapo u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, shfuqizoi ligjin që sanksionon më shumë se dy gjini në SHBA. Por në Shqipëri ka një specifikë tjetër, pasi nuk ka një ligj në Shqipëri që njeh më shumë se dy gjini dhe martesat e së njëjtës gjini nuk njihen në Kodin e Familjes.

Sipas asaj që pasqyrohet në nismën ligjore të siguruar nga gazetarja Danjela Maloku synohet të përcaktohet në mënyrë të qartë dhe të pandryshueshme gjininë biologjike të individëve që nga lindja, duke e sanksionuar këtë në ligjin për gjendjen civile. Ai argumenton se mbrojtja e shoqërisë dhe familjes tradicionale është një detyrim kushtetues dhe moral, duke kundërshtuar çdo tendencë për ndryshimin e gjinisë përmes ndërhyrjeve mjekësore apo sociale.

Projektligji mbështetet në praktika ndërkombëtare dhe përmend si shembull një urdhër ekzekutiv të ish-presidentit Donald Trump. Ai nuk ka implikime financiare dhe nuk synon përafrim me legjislacionin e BE-së. Në përfundim, propozon shtimin e një neni të ri në ligjin për gjendjen civile, duke e bërë gjininë e lindjes të pandryshueshme ligjërisht.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin)

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Sharmi juaj misterioz tërheq shumë njerëz...çfarë thonë yjet për ju sot

Sharmi juaj misterioz tërheq shumë njerëz...çfarë thonë yjet për ju sot