TIRANË - Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme (22 shtator) një mbledhje me aleatët në selinë blu. Në takimin që zgjati rreth një orë u biseduan çështjet për Kodin zgjedhor si dhe për çështjet që nuk bien dakord me mazhorancën në Këshillin Politik.

Aktualisht opozita jashtëparlamentare vijon me të njëjtin qëndrim për listat e hapura dhe koalicionet. Gjithashtu në Këshillin Politik ata kërkojnë ndihmën e ODIHR për çështjet që nuk ka pasur dakordësi, madje këë të martë ata u janë drejtuar me me një letër me 5 pyetje për të cilat kërkojnë përgjigje.

Por pavarësisht mbledhjes, deri më tani në rrugë zyrtare nuk ka asnjë vendim apo propozim për qëndrimin e opozitës së bashkuar.

Mospasja e një propozimi ka sjellë edhe kundërshtime brenda kampit opozitar, ku në një intervistë që ka pasur më herët Nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj tha "Opozita jashtëparlamentare duhet të kishte shkuar me një draft në tryezën e Këshillit Politik".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
Pas 1 ore, përfundon mbledhja e Bashës me aleatët

Takimi i PD-së me aleatët ka përfunduar pas rreth një ore në zyrën e Bashës ku në fokus ishin çështjet për Kodin Zgjedhor si dhe propozimet e PS në Këshillin Politik.