GJERMANI - Arbitri amator gjerman, Pascal Kaiser, u sulmua fizikisht në shtëpinë e tij gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, më shumë se një javë pas propozimit publik për martesë për të dashurin e tij.

Sipas 'L'Équipe', Kaiser tërhoqi vëmendje të gjerë kur i propozoi martesë të dashurit të tij, Moritz, në stadiumin 'RheinEnergie' të Këlnit mes ndeshjes së Bundesligës kundër Wolfsburgut, e cila përfundoi 1-0, përpara gati 50,000 tifozëve.

Aktiv në mediat sociale në luftën kundër homofobisë, ai shkaktoi një reagim të fortë në të gjithë Gjermaninë, kjo pasi propozimi u shfaq edhe në televizion dhe video 'mori dhenë' në kanalet e komunikimit.

Një ditë para sulmit, ai mori kërcënime të qarta që përmendnin se ku jetonte. Ai kontaktoi policinë, e cila i tha se nuk kishte rrezik të menjëhershëm. Më vonë ai tregoi se rreth 20 minuta pas asaj përgjigjeje, ai hyri në kopshtin e tij për një cigare, ku tre burra po e prisnin dhe e sulmuan dhunshëm.

Kaiser e lidh sulmin drejtpërdrejt me propozimin e tij, duke thënë se ai ishte në shënjestër për atë akt publik. Ai pësoi një dëmtim në syrin e djathtë.

Propozimi publik në stadium dhe në TV që shkaktoi zemërim në Gjermani