DURRËS -  Shfrytëzimi për prostitucion i një 15-vjeçareje ka çuar në pranga dy tutorë studentë, një vajzë 21-vjeçare dhe një 25 vjeçar, ndërsa procedohet në gjendje të lirë edhe një kosovar që ka dashur të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturën kundrejt 50 eurove.
 
Pas një muaji hetim, Policia e Durrësit finalizoi operacionin "Studenti" duke arrestuar 21-vjeçaren Abiela Tafa me banim në Tiranë dhe Dritan Micin banues në Kamëz. Ka qenë vetë 15-vjeçarja me inicialet I.D me banim në Durrës e cila i ka kallëzuar dy tutorët e saj në polici, se është shfrytëzuar prej një muaji nga dy studentët, për të prostituuar në disa hotele të ndryshme në Tiranë dhe në qytetin bregdetar. Sipas kallëzimit të së miturës, ajo detyrohej të prostituonte nga dy të rinjtë kundrejt pagesës 10 mijë lekë të reja ose 50 euro.
 
Ndërkohë 38-vjeçari me inicialet B.K me banim në Prishtinë, procedohet penalisht në gjendje të lirë pasi ka biseduar me Abiela Tafën për të kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren për 50 euro.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)