Protestës për kundërshtimin e ligjit të arsimit të lartë i janë bashkuar edhe studentët e Durrësit. Një grup i sudentëve të universitetit Aleksandër Mosiu kanë protestuar duke shprehur kundërshtinë e tyre për draftin e reformës për arsimin e lartë.
Ata shprehen se kjo platformë është kundër interesit të studentëve dhe familjeve të tyre, duke bërë që t'u imponohet vetëm familjeve që kanë kushte të mjaftueshme financiare për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë.

Në mbështetje të studentëve ka dalë edhe një studiues i shkencave politike. Ylli Përmeti i ka bërë thirrje pedagogëve të këtij universiteti që të mos qëndrojnë indiferentë dhe të përfitojnë nga protesta e studentëve, por të jenë ata promotorë të kundërshtimit të kësaj reforme.
Studentët e Durrësit kanë bërë me dije se ata do ti bashkohen nesër protestës së madhe që do të zhvillohet nga studentët para kryeministrisë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com