Prostitucion dhe vjedhje me dhunë, OFL i kërkon llogari për pasurinë 3 të dënuarve nga Tirana

Prostitucion dhe vjedhje me dhunë, OFL i kërkon llogari për pasurinë 3 të dënuarve nga Tirana

Tre të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje me dhunë duhet të deklarojnë pasurinë. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se formulari i vetëdeklarimit i është dërguar Çlirim Markut, Oltjan Maxharit, Spartak Muçajt.

Çlirim Marku  dhe Spartak Muçaj të dy banues në Tiranë janë të dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni". Ndërsa Oltjan Maxhari është i dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë";

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla

Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla