Prokuroria e Tiranës në përfundim të hetimeve ka zbardhur detaje të reja nga dosja e prostitucionit me 28 persona të akuzuar.
Sipas prokurorisë ata vepronin të organizuar në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa pagesa për çdo “shërbim seksual” varionte në shifrat 50-200 euro për orë.
Nga hetimet ka rezultuar se një pronar hoteli, një taksist, një inspektor policie, si edhe disa vajza, bashkëpunonim për të siguruar “klientelë” për vajza që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.
Mentor Koka, i cili është në kërkim, kishte krijuar mundësitë që në ambientet e hotelit dhe lokalit të tij të ushtrohej aktiviteti i prostitucionit.
Ai bashkëpunonte me shtetasen Fllanxa A., e cila krahas ushtrimit të prostitucionit, siguronte edhe vajza të tjera, kryesisht nga zona periferike të vendit, në vështirësi financiare, për të ofruar shërbime seksuale.
Katër vajza, përfshirë edhe Fllanxa A. u “shërbenin” klientëve në hotelin e shtetasit Mentor Koka, por edhe në hotele dhe ambiente të tjera private.
Sipas prokurorisë, të ardhurat e siguruara nga ushtrimi i prostitucionit i merrte Mentor Koka, ndërsa të pandehurave të tjera u hiqnin shpenzimet e ushqimit, fjetjes dhe veshjes.
Në gjyq edhe një efektiv i policisë së Tiranës
Klientët vajzave ua siguronin punonjësi i policisë Elton Sh. dhe Mariglen A., i cili punonte taksist. Gjatë hetimeve ka rezultuar se në njërën prej 3 episodeve për të shmangur arrestimin e taksistit dhe vajzave që do shfrytëzoheshin ka ndërhyrë polici Elton.Sh i cili i ka shoqëruar më pas vajzat duke drejtuar ai vetë makinën deri në hotel.
/Shqiptarja.com