TIRANË - Një valë operacionesh nëpër lokale nate janë kryer gjatë mbrëmjes së të premte duke gdhirë dita e shtunë në kryeqytet, të cilat janë finalizuar me zbulimin e bazave të prostitucionit dhe prangosjen e pronarëve të këtyre klubeve.
Njëzet e dy vajza shqiptare, serbe dhe rumune janë shoqëruar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se nën petkun e striptisteve në këto lokale, ushtronin edhe aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.
Kontrollet janë kryer nga njësia elitë “Shqiponja”, si dhe komisariatet numër 2 dhe 3, pas informacioneve për baza të mundshëm prostitucioni, prishje të rendit publik dhe persona me precedentë penalë.
Në disa nga lokalet policia gjeti edhe ambiente lojërash fati, tavolina "Teksas", etj, të palicencuara.

(Policia gjatë kontrolleve në lokalet e natës dhe disa nga vajzat e arrestuara)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com