Policia ka goditur një rrjet prostitucioni në qytetin e Gjirokastrës, gjatë natës së kaluar, duke vënë në pranga tre shtetas. Uniformat blu njoftojnë se kanë arrsetuar pronaren e lokalit, Vasilika L., 46 vjeçe, dhe kamerieren, E. A., 34 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën shfrytëzonin për prostitucion vajzat kundrejt shumave të ndryshme, në ambientet e lokalit.

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe shtetasi Vladimir Koleta, 50 vjeç, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit. 

Zbulimi i këtij rrjeti prostitucioni, që vepronte në qytetin jugor, është bërë oas një hetimi disa mujor, ku policia ka arritur të dokumentojë rastin e shfrytëzimit të femrave për prostitucion, ku pronarja e lokalit luante rolin e organizatores dhe ndërmjetëses

Sipas policisë, Vasilika L. ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen E.A. kundrejt shumave të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3000 lekë dhe 5 telefona celularë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

s.k/Shqiptarja.com