Protesta, Basha: Zgjedhjet me
qeveri teknike.S'ikim nga sheshi

Protesta, Basha: Zgjedhjet me<br />qeveri teknike.S'ikim nga sheshi
TIRANE- Partia Demokratike po vijon një protestë maratonë para kryeministrisë.

Një tendë e përmasave të mëdha u ngrit sot në shëtitoren Dëshmorët e Kombit me qëllim që e djathta të vijojë me ditë protestën që nisi sot në orën 12:00. 

Me të njëjtën strategji që ndoqi PS kur qeveriste e djathta, këtë radhë janë të djathtët që protestojnë me synimin, të rrëzojnë qeverinë. 

Basha kërkoi qeveri teknike për të organizuar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Këtë mesazh dha sot kreu i PD, Lulzim Basha pasi udhëhoqi sot protestën e opozitës me në krah Sali Berishën.

Basha kërkoi zgjedhje të lira e të ndershme në të kundërt, kërcënoi ai, ‘nuk do të ketë zgjedhje fare’. Teksa shprehu publikisht dëshirën për të qeverisur, Basha i bëri thirrje turmës të bashkohen e të sakrifikohen duke qëndruar në shesh deri në arritjen e qëllimit, “të shporrim qeverinë Rama!”

"A do të rrimë sot këtu të luftojme e të sakrifikohemi?", ishte pyetja që Basha u drejtoi në fund protestuesve.

Pas fjalimit të Bashës nisi përgatitja e çadrave para Kryeministrisë ku do të qëndrojë një numër i vogël protestuesish.

Në gatishmëri për të shmangur incidentet dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë qëndruan në gatishmëri mbi 1500 policë dhe shumë civilë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' dhe të gjithë Tiranën, por protesta u zhvillua paqësisht. 

Protesta që nisi sot në orën 12:00, vijon ende, Shqiptarja.com sjell cdo zhvillim te minutes se fundit


VIDEO-Protesta e 18 Shkurtit

Zhvillimet minutë pas minute nga protesta e PD

Ora 03:30 Vazhdon protesta e opozitës, bie numri i pjesëmarrësve
Vazhdon protesta e opozitës në çadrën e ngritur përballë Kryeministrisë, ku tashmë vërehet një rënie e numrit të protestuesve.

Ndërkohë, përveç muzikës që ka shoqëruar gjatë gjithë natës protestuesit dëgjohen shpesh herë thirrje në grup “Fitore” dhe “Rama Ik”

 Ora 02:00  Basha ende mes protestuesve

Në çadrën përballë Kryeministrisë vazhdon protesta e opozitës, ku në mesin e protestuesve ndodhet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe disa deputetë të tjerë.

Mes protestuesve ndodhen gjithashtu  edhe deputetë të opozitës.

basha
(Lulzim Basha dhe Edi Paloka)

Ora 23:50 Gerti Bogdani: Protestojmë për të ngritur zërin e qytetarëve
Deputeti i PD, Gerti Bogdani u shpreh gjatë një prononcimi për Report Tv se opozita proteston sot për të ngritur zërin e qytetarëve. 

Nga çadra e PD-së përpara Kryeministrisë, Bogdani tha se kryeministri Rama nuk do zgjedhje të lira. 

"Protestojmë sot për të ngritur zërin e qytetarëve shqiptarë. Për qytetarët që s'kanë bukë të hajnë dhe ministrat jetojnë në luks e u trashet qafa. Protestojmë jo thejsht për të rrëzuar këtë qëeveri, por për të ndryshuar këtë qeveri. 

Kjo ka filluar si një protestë mbarëpopullore. është pothuajse sa protesta e fillim viteve '90. Një protestë ku u bashkuan shqiptarët nga i gjithë vendi. S'mund të shkohet në zgjedhje me prangat që lirohen nga qeveria dhe me një kryeministër që nuk do zgjedhje të lira"
, u shpreh Bogdani. 

Ora 23: 40 Basha kthehet sërish në tendën e protestuesve, pritet të mbajë fjalim

Ora 23:10 Kryetari i PD, Basha largohet nga çadra e protestuesve

Ora 22:30 Basha shtrëngon duart me policët te Kryeministria
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka dhënë dorën punonjësve të policisë që ndodhen te Kryeministria, pranë çadrës së ngritur nga protestuesit e opozitës.
 
Pasi ka takuar aktivistët e FRPD në tendë, kryetari demokrat ka shkuar në drejtim të efektivëve të policisë duke shtrënguar duart me ta.
 
Ky gjest i kryedemokratit është përshëndetur të pranishmit, ndërsa nuk mungonin as thirrjet "Policia është me ne".
 
Protesta e sotme e opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nuk shënoi asnjë incident. 

basha me policet
(Basha duke u dhënë dorën policëve)

Ora 22:00 Atmosfera te çadra, valle dhe këngë për Bashën 
Valle popullore dhe këngë për Luzim Bashën, është kjo atmosfera në çadrën e ngritur nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë.
 
Të rinjtë e FRPD-së kanë nisur që prej mesditës së kësaj të shtune një protestë maratonë për zgjedhje të lira.
 
Gjatë mbrëmjes, tenda e FRPD u vizitua nga kryetari demokrat dhe deputetë të grupit parlamentar.
 
Edhe pse kushtet e motit s'kanë qenë favorizuese, atmosfera brenda çadrës duket optimiste. Protestuesit i kanë kushtuar dhe një këngë kryetarit të PD, Basha, ndërsa nuk mungojnë as ritmet e muzikës popullore. 

Ora 21:30 Protestuesit do kalojnë natën në çadër 
Protestuesit e opozitës do kalojnë natën në tendën e ngritur përballë Kryeministrisë.

PD protestoi sot me kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke insistuar për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit. Pas protestës në Bulevard u ngritën tendat ku do të qëndrojnë protestuesit gjatë natës. 

Aktualisht në çadër ndodhen përfaqësues të FRPD-së dhe deputetë të grupit parlamentar. 

Protestuesit u vizituan gjatë mbrëmjes edhe nga kryetari i PD, Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela. 

Disa prej të cilëve do të kalojnë edhe natën jashtë, pavarësisht kushteve të vështira të motit ku reshjet e shiut kanë vështirësuar së tepërmi situatën. 

basha me bashkeshorten te cadra
(Lulzim Basha me bashkëshorten Aurela, vizitojnë protestuesit)



[gallery]21110[/gallery]
Ora 20:38 Manjani: Protesta, opozita ia arriti të tërheqë vëmendjen
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se opozita ia arriti të tërheqë vëmendjen me protestën e sotme në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Manjani tha për Report Tv se kauzat e opozitës qëndrojnë. Sipas tij, kanabisi dhe dekriminalizimi janë shqetësim më vete. 

"Opozita ia arriti të tërheqë vëmendjen me protestën e sotme. Kaq mjafton për të çelur një debat politik. Ka një klimë të acaruar politike në Shqipëri ku mjafton të shohësh debatet parlamentare ku asgjë e përbashkët s'e ka lidhur opozitën dhe pozitën. 

Çështja e kanabisit është realisht shqetësuese, unë e kam ngritur këtë problem si ministër dhe ky është rrezik për zgjedhjet. Ka dhe probleme si dekriminalizimi"
, u shpreh Manjani. 



Ora 20:20 Basha: Në shesh derisa të realizohen kushtet
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi për Report Tv se opozita do qëndrojë në Bulevard deri në realizimin e kushteve të PD.
 
Nga tenda e ngritur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ai tha se protesta e sotme e opozitës është më e madhja e këtyre 27 viteve të pluralizmit.
 
"Në këto 27 vite, që nga protestat që përmbysën komunizmin, është protesta më madhështore. Qëllimet e kësaj proteste kanë tejkaluar qëllime te partive politike, janë interesat e qytetarëve shqiptarë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të qëndrojnë këtu derisa të realizojnë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Vendimi që morëm sot është qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kryeministri ka asgjësuar të gjitha instrumentet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çfarë do të mbjellësh, do korrësh. Po mbolle krim, drogë, arrogancë, do përballesh me zemëratën e qytetarëve.
 
Kur bashkohen qytetarët nuk ka forcë qeveritare dhe kriminale për t'i bërë ballë. Ky nuk është qëllim vetëm i Lulzim Bashës, por i çdo qytetari shqiptar. S'e bëj këtë betejë për veten time, as për Partinë Demokratike, por nga kjo varet fati i çdo qytetari"
, u shpreh Basha. 



Ora 19: 30 Mediu: Protestat jo vetëm në Tiranë, në gjithë Shqipërinë
Kryetari republikan, Fatmir Mediu, u shpreh se opozita duhet të shtrijë protestat në të gjithë vendin, jo vetëm në Tiranë.
 
Kreu i PR tha se qeveria është e inkriminuar dhe nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij, kërkesat e PD kanë edhe mbështetjen e administratës amerikane.
 
"Kontaktet tona me administratën amerikane kanë qenë në këtë drejtim, garantimin e zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
 
S'mund të bëjmë lojëra me fatin e Shqipërisë dhe të bëjmë që qytetarët të jenë të përjashtuar nga procesi. Qeveria edhe brenda saj ka zëra të cilët kanë folur hapur për trafikun e drogës, për kanabisin, problemin e korrupsionit. Dhe në këtë pikëpamje ne mendojmë se s'kemi një qeverisje, por një qeverisje që tenton të manipulojë interesat e shqiptarëve. Sot shqiptarët janë të vendosur. Duhet që këtë organizim të opozitës ta kthejmë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë"
, u shpreh kreu i PR, Fatmir Mediu. 

Ora 19:00 Basha viziton tendën e protestuesve të PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar në mbrëmje tendën e protestuesve të PD në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Basha shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Aurela. 

Basha ka takuar protestuesit, ndërsa do të qëndrojë për disa orë në çadër. 

Ora 18: 40 Noka: Rezistencë edhe në Parlament, jo vetëm në rrugë
Deputeti i PD, Flamur Noka u shpreh për Report Tv se PD do vijojë përballjen e saj edhe në Parlament, krahas protestave në rrugë. 

"Në këtë vend nuk mund të ketë zgjedhje me këtë qeveri. Ne këtë aksion do ta zhvillojmë këtu në rrugë, në parlament dhe kudo. 

Nuk ka shtet dhe vend demokratik që nuk mbështet standardet normale të një demokracie. Nuk ka demokraci në botë që të pranojë që një shtet të dominojë droga dhe e vetmja ekonomi që të dominojë të jetë ekonomia e drogës"
, u shpreh Noka. 



Ora 17:20 Salianji: Rama s'do ishte në zyrë nëse PD s'kontrollonte qytetarët
"Partia Demokratike kontrolloi qytetarët e revoltuar sot në Bulevard, pasi në të kundërt Edi Rama nuk do ishte kaq i qetë në zyrën e tij".

Kështu shprehet Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, i ftuar në studion e Report Tv. 

Ai deklaroi se ishte organizimi efikas i PD-së që bëri të mungur zhvillimin e kësaj proteste paqësore ku nuk u shënua asnjë incident. 

"E gjithë revolta e qytetarëve është mbajtur në kontroll nga Partia Demokratike, rrjedhojë e organizimit të saj. Pa organizimin e PD-së, Edi Rama nuk do ishte kaq i qetë në zyrën e tij", u shpreh Salianji.

I pyetur për skenarin në vazhdim të protestës së PD, Ervin Salianji tha se demokratët do qëndrojnë në çadrat përpara Kryeministrisë derisa Edi Rama të pranojë kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike. 

Ai tha gjithashtu se një skenar proteste është edhe greva e urisë, vendim i cili do të merret në vijim. 

Ndërkohë, i pyetur për mungesën e ish-numrit dy të Partisë Demokratike, Jozefina Topallit, Salianji theksoi se në protestën e opozitës morën pjesë 500 mijë qytetarë. 

Ora 16:40 Këlliçi: Qytetarët vendosën të marrin në dorë fatet e tyre
Kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi u shpreh se qytetarët vendosën të marrin në dorë fatet dhe të ardhmen e tyre. 

Këlliçi tha për Report TV se shqiptarët protestuan masivisht kundër korrupsionit, kanabisit dhe cenimit të zgjedhjeve. 

"Qytetarët kanë vendosur të marrin në dorë fatet dhe të ardhmen e tyre. Kjo është një betejë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Shqiptarët protestuan kundër korrupsionit, kanabisit që ka mbuluar vendin", tha ai.  

Ora 16: 10 Luçiano Boçi: Në çadra do nisim dhe grevën e urisë, s'largohemi
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaron se skenari i protestës së PD përfshin edhe grevën e urisë.
 
Boçi u shpreh për Report Tv se greva e urisë do zhvillohet në çadrat e ngritura në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë.
 
"Tek çadra do të ketë grevë urie, ne nuk largohemi. Protestuesit nuk do largohen nga Bulevardi deri në rrëzimin e Edi Ramës", tha Boçi.
 
Ai theksoi gjithashtu se protestuesit nuk kanë konflikt me policinë dhe se protesta ishte paqësore që nga minuta e parë. 



Ora 15:50 Letra të hedhura në tokë, shishe e qese, pasojat e protestës së PD
Pas largimit të një pjese të protestuesve, në Bulevardin Dëshmorët e kombit vihen re pasojat që lanë pas qytetarët.
 
Letra të hedhura në tokë, shishe, dhe qese kanë mbuluar një pjesë të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet. Edhe disa postera të djegura kanë lënë shenja në rrugën para Kryeministrisë.
 
Ora 14:50 Organizatorët e PD përgatisin terrenin me çadrat pas reshjeve të shiut.

Ora 14:40 Nisin reshjet e shiut, protestuesit vazhdojnë që të qëndrojnë në shesh

Ora 14:20 Rama kthehet në Tiranë
Rama rikthehet në Tiranë. Shqiptarja.com mëson se kryeministri ka përfunduar vizitën 3-ditore në Kosovë dhe ndodhet në Tiranë. 

Ora 14:15 PD nis ngritjen e çadrave para Kryeministrisë
Partia Demokratike nis ngritjen e çadrave para Kryeministrisë pas vendimit për të mos u larguar pa rrëzuar qeverinë e Ramës për të shkuar në zgjedhjet e 18 qershorit me qeveri teknike.
 
Në sheshin para Kryeministrisë parashikohet që të ngrihen rreth 10 çadra, ku do të qëndrojë një pjesë e protestuesve, ndërsa pjesa më e madhe do të largohen.

Ish-drejtori i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha po drejton ngritjen e çadrave para Kryeministrisë.

florenc hoxha
Ish-drejtori i policise bashkiake Florenc Hoxha duke udhezuar ne ngritjen e cadrave

[gallery]21099[/gallery]


Ora 14:00 Tahiri: Protestuesit të rrinë sa të duan, s'do i vrasim
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i pyetur nga Report Tv për vazhdimin e protestës së PD pas orarit zyrtar të parashikuar 12:00-16:00 u shpreh se mund të vazhdojnë sa të duan tubimin.

"Protestuesit le të vazhdojnë sa të duan në tubim me ditë të tëra. Do të kujdesemi për protestuesit nuk do t'i vrasim" deklaroi Tahiri.

Deklarata e Tahirit se nuk do t'i vrasim protestuesit, por do ti mbrojmë është një kujtesë për atë që ndodhi në 21 Janar 2011 në protestën e PS para Kryeministrisë ku u vranë 4 persona.

Ora 13:50 Berisha për Report Tv: Revolucioni demokratik filloi
Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për Report Tv nga sheshi para Kryeministrisë ka deklaruar se nuk do të largohet, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të largohet nga pushteti.
 
Berisha tha se me Ramën nuk ka zgjedhje, ndërsa hodhi poshtë mundësin që PD të bojkotojë zgjedhjet duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike.
 
"Revolucioni demokratik filloi, ky është misioni i madh. E kisha kërkuar këtë revolucion, por nuk vjen atëherë kur vjen ti, por kur shumësia e pakënaqësive bën burrat dhe gratë të marrin vendime të mëdha.
 
Këtu janë me qindra e mijëra socialistë, kjo është një lëvizje mbarëpopullore, 'Edi Rama ik'"
 
Zgjedhje në Shqipëri pa PD nuk ka dhe nuk do të ketë. Sot është një ditë e historisë
" deklaroi Berisha.

berisha per report tv
 
Por cili është mesazhi i Berishës për kryeministrin Rama sot?
"Rama të rrijë te malet e Sharrit sot, hiqe maskën dhe largohu, të ikë në koshin e plehrave të historisë. Rama është armik i votës nuk ka zgjedhje me atë, ai nuk la zgjedhjet në partinë e tij.

Pse do i falemi ne një të çenduri votën, Kurrë! Kurrë! Protesta do të vazhdojë deri në fitore nuk ka të ndaluar. Protesta jonë është e qetë dhe nuk ka incidente. Rama i solli dhe i përdori si mish për top protestuesit.



Por a do të futet PD në grevë si PS pak vite më parë?
"Greva e PS nuk ishte e tillë, por ishte grevë me pica dhe biftekë. Unë do të qëndroj do të lëviz, por me shpirt jam këtu 24 orë.
berisha per report tv

Ora 13:40 Rikthehet sërish Berisha në protestë para Kryeministrisë.
 
Ora 13:35 Lulzim Basha për Report Tv: Do i shkojmë kauzës deri në fund
Kreu i PD, Basha deklaroi për Report Tv se vendimi për të qëndruar në shesh para Kryeministrisë është historik pas 27 vitesh.
 
Gjithashtu ai deklaroi se jam i vendosur të qëndroj për t'i shkuar deri në fund të kauzës së PD.
 
"Jam gati të marr cdo vendim, do të vijojmë që të qëndrojmë në shesh.
 
Ky është vendim që e kemi marrë bashkë me qytetarët, që e kam dëgjuar në turet që kam bërë në cdo cep të Shqipërisë.
 
Shqiptarët duan largimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndaj ne sot kemi marrë këtë vendim, zgjedhje të lira me qeveri teknike.
 
Duam një qeveri që nuk dhunon, por në mbrojtje të qytetarëve. Zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë
" tha ai.


 
Por a do të ngrejë PD çadrat para Kryeministrisë?
Shtabi i protestës ka një plan të mirë menduar për të kapitalizuar mbështetjen dhe në vazhdim do të ketë komunikime me ju.
 
Kjo është një lëvizje e madhe popullore. Nuk është e inspiruar nga një parti, por domosdoshmëria qytetare
.
basha per report tv

Ora 13:30 Basha me eksponentë të PD vazhdon që të jenë ulur para Kryeministrisë.

berisha basha ne proteste

Ora 13:25 Protestuesit: Nuk largohemi pa larguar qeverinë
"Nuk do të largohemi nga sheshi, do të qëndrojmë këtu deri kur të rrëzojmë këtë qeveri, ta zhdukim. Populli po vdes për të ngrënë. Ky nuk ka bërë asgjë për ne. Hitleri për popullin e vet bëri, kurse ky e vdiq. Po trajtohen disa të nënës dhe disa të njerkës" janë shprehur disa nga qytetarët para Kryeministrisë.

Ora 13:25 Berisha në Faceook: Mbi 500 mije shqiptarë në funeralin e Rivdekjes!! Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga protesta që po organizon Partia Demokratike para Kryeministrisë pas fjalës së Bashës.
berisha

Ora 13:20 Një pjesë e protestuesve nisin që të largohen pas fjalimit të Lulzim Bashës.

Ora 13:15 Parashikohet që të ngrihen 10 çadra par Kryeministrisë.
cadra

Ora 13:10 Protestuesit do ngrenë çadrat para Kryeministrisë

ngritja cadrave
(Strukturat metalike për të ngritur çadrat)

Ora 13:05 Protestuesit ulen përpara Kryeministrisë: Të largohet qeveria. Berisha largohet nga protesta!

Ora 12:55 Pas përfundimit të fjalimit, Basha qëndron me turmën para Kryeministrisë.
 
Ora 12:50 Protestuesit djegin tre dordolecët, me fytyrat e Ramës, Tahirit dhe Beqajt.

[gallery]21095[/gallery]

Ora 12:30 Sa i vëmendshëm Shkëlzen Berisha ndaj fjalimit të Bashës

shkelzeni ne proteste

Ora 12:25 Basha: Ose zgjedhje te lira, ose nuk do kete zgjedhje
Të dashur qytetarë nga Tirana dhe gjithë Shqipëria, bashkimi më i madh popullor që ka njohur ndonjë herë vendi është derdhur në këtë shesh të lirisë dhe të protestës dhe të vendimit të madh të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarët.

Ne jemi mbledhur sot këtu, ju keni ardhur sot këtu sepse kjo qeveri e ka cuar vendin në mjerim dhe varfëri. Tani që u ka vjedhur do t'iu vjedhë edhe zgjedhjet. Ju e dini mirë këtë, ne jemi mbledhur për të thënë 'Boll më'.

Ato që durojmë cdo ditë, sot ne e nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri, për të cilin ka nevojë vendi ynë, cdo i ri dhe e re.

Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë, po, duam zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Duam ndarjen e politikës nga krimi, dinjitet, drejtësi dhe punë. Duam një të ardhme dinjitoze, shpresën që po lind nga bashkimi më i madh i shqiptarëve.

Sot jemi bashkuar se nuk e durojmë dot më këtë gjendje duam një jetë më dinjitoze.

Jemi bashkuar nga alarmi, pasi kriminelët duan të vjedhin zgjedhjet. Sot do të marrim një vendim të madh. Vendimin për të ndalur njëherë e mirë vjedhjen e zgjedhjeve, o zgjedhje të lirë ose zgjedhje nuk ka, nuk ka rrugë të mesme.

Nuk do të pranojmë zgjedhje të njollosura. Jo zgjedhje me standarde të krimit dhe me kriminelë të veshur me kriminelë.

PD lindi se e deshët ju 27 vite më parë. Kjo qeveri palacosh ka dështuar, ju e dini këtë, kjo shumicë është një dështim total. Rama është turpi i vendit, ju e shihni këtë.
 
Sot ne nisim kthimin e Shqipërisë në rrugën drejt të ardhmes. Jam me ju, sepse dua që ju të jeni të parët për qeverinë e re që duam të kemi për qeverinë tonë.
 
Unë dua qe ju të jeni krenarë për vendin tuaj dhe të ndiheni të mbrojtur nga arroganca dhe korrupsioni.
 
Politikanët e lidhur me krimin po e shkatërrojnë vendin dhe jetën, droga nuk është e ardhmja e Shqipërisë.
 
Kjo qeveri nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Vendi po shkatërrohet sepse ky sistem nuk punon, qeveria nuk punon për njerëzit, ata punojnë vetëm për veten e tyre.

Dështuan të sjellin një jetë më të mirë, një grusht pushtetarësh po gëzojnë, Shqipëria hambar i krimit dhe drogës.
 
Ne kemi qenë në pushtet dhe e dimë sa e vështirë është dhe duhet kurajo cdo ditë. Ne u përpoqëm të përmirësojmë jetën për njerëzit, vendosëm Shqipërinë në vëmendjen e BE.
 
A jemi ndryshe nga këta. Po! Sot dua të ndaj dicka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati t'iu udhëheq në rrugën që u nxjerr nga ky kaos drejt të ardhmes.
 
Jam gati të ndërtoj një të ardhme të re për ju dhe për cdo shqiptar të ndershëm.
 
Jam gati sot më shumë se kurrë. Tani një pyetje për ju, A jeni gati të luftojmë bashkë për Shqipërinë dhe të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira për të shporrur qeverinë e krimit.
 
Sot do të qëndroj këtu bashkë me ju se do të punoj pa pushim për të bërë realitet ëndrrën tuaj.
 
Sot është disa kur nisim marshimin drejt qëllimit, që është më i madh se qëllimet e një partie politike.
 
Sot do të marrim një vendim të madh që është në dorën tuaj. Sot unë dua që ju të gjithë bashkë të marrim një vendim të madh, thellë brenda vetes që nuk mund të vazhdohet më kështu.
 
Sot ne vendosim ose vendi do të vazhdojë kështu ose ne do të hapim një derë të re drejt të ardhmes, një fillim të ri për një jetë më të mirë.
 
Ky një vendim i madh, kërkon nga të gjitha ne të zgjedhim mes frikës ose kurajos...
 
Unë kam vendosur të zgjedh sakrificën dhe kurajon, ka ardhur koha miqtë e mi të marrim vendim e madh për të bërë realitet ëndrrat tona për t'u ngritur bashkë për të vrarë frikën.
 
Të dekriminalizojmë shtetin, të zhdukim drogën, tu kthejmë njerëzve pushtetin. Ne do të qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk do të lejojmë zgjedhjet fasadë me këtë qeveri të kapur nga droga.
 
Unë do të qëndroj në këtë shesh, iu ftoj të qëndrojmë së bashku për të shporrur qeverinë dhe qeveri teknike për zgjedhje.
 
Ky është vendimi im, a është i të gjithëve? (Përgjigjet turma PO) Fitorja është në zemrat e të gjithëve. Kjo do të jetë fitorja më e bukur.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! Fitore! Fitore!


[gallery]21096[/gallery] 
Dështuan të sjellin një jetë më të mirë, një grusht pushtetarësh po gëzojnë, Shqipëria hambar i krimit dhe drogës.


Ne kemi qenë në pushtet dhe e dimë sa e vështirë është dhe duhet kurajo cdo ditë. Ne u përpoqëm të përmirësojmë jetën për njerëzit, vendosëm Shqipërinë në vëmendjen e BE.
 
A jemi ndryshe nga këta. Po! Sot dua të ndaj dicka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati t'iu udhëheq në rrugën që u nxjerr nga ky kaos drejt të ardhmes.
 
Jam gati të ndërtoj një të ardhme të re për ju dhe për cdo shqiptar të ndershëm.
 
Jam gati sot më shumë se kurrë. Tani një pyetje për ju, A jeni gati të luftojmë bashkë për Shqipërinë dhe të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira për të shporrur qeverinë e krimit.
 
Sot do të qëndroj këtu bashkë me ju se do të punoj pa pushim për të bërë realitet ëndrrën tuaj.
 
Sot është disa kur nisim marshimin drejt qëllimit, që është më i madh se qëllimet e një partie politike.


Ora 12:20 "Tragjedi në Zharrëz, duhet të ngrihemi të rrëzojmë qeverinë"
Një qytetar nga Zharrëza duke folur në podiumin e PD u shpreh se "Jam Florian Metolli dhe vij nga Zharrëza, atje ku po bëhet një tragjedi. Shumë pak e dijnë që sot është dita e 16 e grevës së urisë së 9 personave. Kompanitë e naftë po helmojnë territorin dhe ujin, banesat janë shkatërruar nga tërmetet.
 
Shikoni si i mbron piktori llampat se ka frikë se mos i thyhen. Nuk mund të pranojmë ne një të ardhme të zezë.
 
Nëse duam ti marrim fatet tona në dorë duhet të ngrihemi vetë dhe jo të presim ambasadorët, por ti shporrim vetë këta politikanë
" u shpreh një tjetër simpatizant i PD.



Ora 12:10 Protesta e PD, Rama e transmeton Live në Facebook, kujton 21 Janarin
Kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë ndryshe në shenjë reagimi për protestën e PD para kryeministrisë.

Në faqen e tij në Facebook, Rama ka futur një video Live nga protesta e së djathtës që po zhvillohet në këto momente para godinës së qeverisë, me një mesazh ku përmendet 21 Janari, dita e 6 viteve më parë kur e majta ndodhej në opozitë protestonte kundër së djathtës në qeverisje.

Sipas kryeministrit, sot Shqipëria është shembull dhe jo si në kohën e 21 Janarit kur para kryeministrisë u vranë 4 protestues. Por, thotë kryeministri, rruga e të bërit shtet është e vështirë dhe shqiptarët e dinë këtë.



Ora 12:05 Protestuesit mbajnë në duar 3 dordolecë me fytyrat e Ramës, Tahirit e Beqjat.

kukulla ne proteste


Ora 12:00 Nis protesta e Partisë Demokratike

berisha basha proteste

 
Ora 11:55 Disa nga qytetarët nga Dibra: Do të protestoj deri në 20:00, kundër varfërisë.

Ora 11:50 Basha del nga selia e PD dhe nis marshimin drejt bulevardit para Kryeministrisë

del basha


Ora 11:45 Protesta e opozitës, nis marshimi drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit"
protesta pd

Ora 11:40 Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me ovacione nga simpatizantët e djathtë.

berisha
 
Ora 11:35 Protestuesit  e AK nisen drejt Kryeministrisë me flamuj dhe qeleshe
AK

Ora 11:35 Protesta e PD, do flasë vetëm Lulzim Basha
 protestuesit te sheshi skenderbej
Ora 11:30 PD kërkon leje pa afat nga policia për protestën para Kryeministrisë, ndërkohë që blutë e Tiranës kanë dhënë leje vetëm për 4 orë 12:00-16:00.

Ora 11:25 1500 efektivë për protestën e PD, kordoni i parë me police femra
policia

Ora 11:20 Qytetarët: Duhet të shporrim këtë qeveri
Qytetarët të pyetur për arsyet e protestës shprehen se "Protestojmë për një jetë më të mirë.
 
Nuk e dimë as vetë sa do të qëndrojmë në protestë. Kam ardhur të protestoj se më kanë hequr nga puna.
 
Duhet të qëndrojmë në shesh deri sa të shporrim këtë qelbësir
ë".

Ora 11:10 Protestuesit mblidhen te selia e PD, në 12:00 nisja drejt Kryeministrisë
 selia pd
Ora 11:05 Të rinjtë e PD: Të vendosen çadra para Kryeministrisë

Ora 11:00 Qytetarët: Do të vendoset nga partia sa do të vazhdojë protesta

Ora 10:55 Policia masa të rrepta në cdo rrugë për të garantuar sigurinë



 [gallery]21092[/gallery]
Ora 10:55 Tiranë, mbërrijnë protestuesit nga rrethet, nisen drejt parkut 'Rinia'

nga rethet

 

Ora 10:50 PD: 4 mijë protestues janë nisur nga Korça për në protestë në Tiranë.
 
Ora 10:45 Rëndohet trafiku në autostradën Tiranë - Durrës.
 
Ora 10:40 Policia ka ngritur postblloqe kontrolli ne akset kombëtare Fushë - Krujë- Rinas dhe Tapize-Tiranë.
 
Ora 10:35 Krujë, dega lokale e PD: Janë nisur 3500 persona për në protestë.

Ora 10:30 Informacionet për provokime, mbulohet Kryeministria
Nisur nga informacionet se mund të ketë provokime dhe Kryeministria mund të sulmohet me sende të forta, hyrja e institucionit është mbuluar. Por, burime nga Kryeministria pohojnë se mbulesa e zezë është vendosur me qëllim mirëmbajtjen e veprës së artit, neonit në hyrje të godinës.
Kryeministria

Ora 10:25 Burime nga PD: Në fund të fjalës së tij Basha do të pyesë qytetarët nëse duan të vazhdojnë apo jo protestën?
 
Ora 10:20 Siguria, reshti i parë i policëve para Kryeministrisë do të jetë pa armë, vetëm me shkopinj gome.
 
Ora 10:15 Në gatishmëri do të jenë mbi 1500 punonjës policie, snajpera mbi institucionet në bulevard.

Ora 10:10 Autobusët e rretheve ndalojnë te sheshi 'Shqiponja'
 

Ora 10:00 PD: Nga Durrësi po vijnë 2500 persona

Ora 09:45 PD bën gati podiumin para Kryeministrisë
podium
Ora 09:30 Leja e protestës 12:00-16:00, Basha deklaroi dje: E vendosin qytetarët kur mbaron

Ora 09:25 Durrës, protestuesit nisen me makina private drejt Tiranës

Ora 09:20 Elbasani, janë nisur 20 autobusë, gjithsej 1700 persona sipas PD

Ora 09:10 Shifrat e PD për simpatizantët që janë nisur
Nga Pogradeci 800 persona
Nga Elbasani 2000
Nga bashkia Korçë 1500

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi