Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e Kupës së Botës, në Brazil duket se problemet nuk do të kenë fund rreth këtij eventi.
Ditët e fundit janë hedhur dyshime mbi besueshmërinë e gjyqtarëve dhe turneu është mjergulluar nga dyshimet për trukimet e ndeshjeve.
Pavarësisht spekulimeve agjensitë përgjegjëse në bashkëpunim dhe me Europolin kanë marrë masat dhe kreu i referimit Massimo Busaça i FIFA-s shpjegon se nuk ka asnjë kërcënim specifik, megjithëse u bën thirrje gjyqtarëve të ardhshëm të Kupës së Botës të jenë të vetëdijshëm për këtë problem dhe të përgjegjshëm në realizimin e detyrës së tyre me korrektësi.
Megjithatë ky nuk është problemi i vetëm më i madh për Kupën e Botës. Trazirat dhe protestat në Brazil janë akoma më shqetësuese ku këtë të premte policia është përballur me punonjësit e metrosë të cilët kërkonin rritjen e pagës dhe të kushteve të punës.
Në fund policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për t'i shpërndarë ata. Në ditën e dytë të protestave, transporti në San Paolo është në kaos pasi punonjësit e metrosë nuk arritën në negociata me qeverinë dhe për pasojë protestat do të vazhdojnë. Të premten, një e treta e stacioneve të metrosë u mbyllën ndërsa ka pasur bllokim të trafikut në të gjithë qytetin.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO