Protesta e 11 shkurtit, Kuçana: Qytetarëve iu ngjall shpresa! Gazetari Hoxha: Berisha për kërkon të kthehet faktor për ndërkombëtarët

“Uragani” që aleatët Meta-Berisha premtuan për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, mungoi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në protestën që u mbajt më 11 shkurt. Por Ilirjana Kuçana, anëtare e këshillit kombëtar në PD e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se protesta ka qenë e jashtëzakonshme dhe se ka parë tek njerëzit shumë shpresë. Kuçana u shpreh se vetëm Sali Berisha mund të rrëzojë nga pushteti.

‘Ka qenë një protestë e jashtëzakonshme dhe kam parë tek njerëzit që kishte shumë shpresë. Mediat më prestigjiozë nxjerrin lajm kryeministri i Shqipërisë korrupton zyrtarin e lartë të FBI-së. Numrat u treguan ditën e shtunë. Ne nuk do të jemi dhe nuk do të reshtim deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Basha dhe Berisha nuk kanë asnjë lloj ngjashmërie. Nuk gjen dot një njeri që të thotë më ka gënjyer dhe më mashtruar Sali Berisha. Protesta është mjeti më i rëndësishëm për demokracinë në vend. Revolucioni ka nisur ditën e shtunë dhe ishte vetëm fillimi. Ne nuk do të ndalemi do të jemi prezent me çdo akt demokratik dhe të largojmë këtë qeveri. I vetmi që mund ta rrëzojë Edi Ramën është Sali Berisha. Ferdinad Xhaferri më ka thënë në telefon se do jep pjesë e fushatës për Igli Carën.’- u shpreh Kuçana.

Nga ana tjetër gazetari Poli Hoxha, tha se Sali Berisha ka probleme me SHBA dhe Britaninë e Madhe dhe se po kërkon të rikthehet si një faktor në tryezë me ndërkombëtarët.

‘Përgjithësisht i gjithë aksioni është për Berishën. I dimë problemet që ka me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Pro kërkon një buzëqeshje nga ndërkombëtarët kërkon që të rikthehet si faktor të ulet në tryezë. Ka përballë një qeveri të cilës po del hajdutëria nga sytë e veshët. Opozita në thelb janë të gjithë bashkë, por fakt është se lidershipi nuk është bashkë, në do t’i shikonim bashkë. Në protestë pamë rrethet, por nuk doli Tirana. S’po artikulohet se për çfarë bëhet fjalë. Të godasësh të keqen me një ish-të keqe!’- u shpreh gazetari Poli Hoxha.

Më 11 shkurt Berisha mbajti protestën para kryeministrisë. Berisha dhe Meta premtuan se do sillnin në shesh 100 mijë njerëz, për atë që ata e quajtën nisja e një revolucioni. Por siç dukej edhe nga pamjet me dron që solli Report Tv, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u panë më pak se 10 mijë vetë, që në fund pas dy orësh fjalime, hodhën tymuese e kapsolla para godinës së kryeministrisë.

Sali Berisha me 2 non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe e thirri protestën me pretendimin se do rrëzojnë kryeministrin Rama, siç e quan ai për skandalin McGonigal. Por siç u pa kishte parulla kundër SHBA. Aleati i Berishës për revolucion, Ilir Meta u largua i pari nga protesta dhe nuk e shoqëroi Berishën në marshimin që bëri në disa prej institucioneve publike, ku edhe njoftoi protestën që dp të mbaj sot në orën 17:00.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje