Protesta e 16 shkurtit, Ministri Lleshaj paralajmëron: Ka prirje për dhunë

Protesta e 16 shkurtit, Ministri Lleshaj paralajmëron: Ka prirje për dhunë

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur këtë të enjte në lidhje me protestën e opozitës që pritet të mbahet ditën e nesërme para kryeministrisëm duke u shprehur se ka një një prirje që kjo protestë të jetë e dhunshme. 

Përmes këtij qëndrimi Ministri Lleshaj, i referohet deklaratave dhe retorikës së Kryedemokratit Lulzim Basha, i cili i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 16 shkurtit, për të rrëzuar qeverinë dhe se sipas ata duhet të dalin me çdo kusht në protestë nëse duhet të marrin në dorën fatin e tyre .

Teksa i ka cilësuar thirrjet e kryedemokratit Basha, deklarata radikale Lleshaj u shpreh se,  fjalime të tilla synojnë të nxisin vetëm dhunë dhe se krijimi i atmosferave revolucionare e ka lodhur dhe e ka turpëruar vendin.

“Çdo protestë e PD ka qenë më historikja e mundshme. Edhe kjo kështu do të jetë.Kështu u definojnë organizatorët. Sa i përket dhunës, duket se ka një prirje për të patur dhunë, duke iu referuar deklaratave të opozitës”, tha Lleshaj për A2 Neës.

Në lidhje me marrjen e masave nga policia, Lleshaj u shpreh se policia nuk ka nxjerrë ndonjë pengesë për protestën, por se ajo do të jetë në gatishmëri për të gjithë qytetarët. 

 “Policia ka përgjegjësi për të gjithë qytetarët dhe institucionet. Protestuesit janë vetëm një pjesë e vëmendjes së policisë”, u shpreh ministri.

Duke kometuar thirrjet e Partisë Demokratike për bllokimin e rrugëve hyrëse në Tiranë, Lleshaj tha se kjo nuk ka lidhje me protestën, pasi qeveria nuk bllokon rrugë, por ndërton rrugë dhe kontraktorët do të jenë aty për të bërë punën e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë