'Çadra mesazh dashurie'! Rama "kunja" Bashës...dhe një konfirmim i Ndreut për Lezhën

Katër ditë përpara protestës së opozitës, Edi Rama thotë se qëllimi i vetëm i Lulzim Bashës është të takohet me kryeministrin. 

Prapë do më takojë po ja të bëjë çik sikur nuk do, se këtë stilin kështu e ka ai me çadra e protesta. Është mesazh dashurie që nuk e thotë dot hapur. Dhe thotë që kësaj radhe e ka seriozisht. Ai seriozisht ka vetëm atë, që do të më takojë mua. Ka humbur zgjedhjet, e pa fituar asnjë palë zgjedhje e thotë më takon pushteti Luli. Të shkruajë dhe ai tek platforma, dhe për 10 ditë do i kërkojë përgjigje”, u shpreh Rama.  

Pjerin Ndreu mori një “po” nga Rama për kandidimin e tij për Bashkinë e Lezhës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por për zyrtarizimin si garues do të duhet të presë. 

Qytetari: Kandido Pjerinin....

Rama: Edhe unë me ty jam, po sot nuk kemi ardhur për këtë. Duhet ta lëmë procesin të jetë për të gjithë në mënyrën si do bëhet që tani. Nëse kemi dhe bashkinë ne mund të bëjmë shumë më tepër. 

Shefi i ekzekutivit thumboi Lulzim Bashën duke thënë se nga njëra anë akuzon socialistët si të lidhur me krimin, e nga ana tjetër rri përkrah Fran Frrokut, mbi të cilin rëndojnë akuza të tjetërsimit të pronave.

"Shko nëpër Shqipëri dhe mbledh Franin me shoqërinë e tokave dhe hajdeni ta rrëzojmë", përfundoi Rama.  

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 14/02/2019 07:31

    E gezofshi Kandidatin e ri ama betejen e keni te humbur ne Lezhe sepse nuk keni punuar tash 2 mandate.

    Përgjigju
  • Nesti: 14/02/2019 02:57

    I duhet Lezhes nje Merditor e meqem e puntor Si ky qe vje ne lezh nje her ne vit ,kaq bydallej qenkan Lezhjanet ti drejtoj nje pingjuk Si puna ktij qe sdi me gjet rrugen per te shpia e vet .

    Përgjigju
  • Noci: 14/02/2019 00:25

    Edhe pjer*hin ndreu

    Përgjigju
  • Hinglateri: 12/02/2019 18:28

    Lulit i takon sallatori kete radhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë