'‘Rana e Hedhun’ e papastër'/ Nikolla rrëfen bisedën me kryebashkiakun e Lezhës: Më tha çfarë ke dashur aq larg oj zonjë...

'‘Rana e Hedhun’ e papastër'/ Nikolla rrëfen bisedën me kryebashkiakun e Lezhës: Më tha çfarë ke dashur aq larg oj zonjë...

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë takimit me

Gjatë bashkëbisedimit të kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Lezhë, ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kritikoi punën e pushteti vendor dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Nikolla zbuloi një bisedë telefonike që ka pasur me kryetarin e kësaj bashkie, Fran Frrokaj gjatë sezonit të verës. Nikolla tha se mori në telefon kryebashkiakun e Lezhës për t’i treguar rreth papastërtive në plazhin e ‘Ranës së Hedhun’, ndërsa përgjigjia e tij e kishte befasuar. Kjo tha Nikolla është një nga arsyet se pse në 30 qershor drejtimi i Bashkisë së Lezhës duhet të ndryshohet. 

“I them kryetarit të Bashkisë se jam te ‘Rana e Hedhun’ dhe ka shumë papastërti. Prita të më thoshte po menjëherë, por më tha çfarë ke dashur aq larg o zonjë. Vota këtu në Lezhë do jetë kuqezi se duam të tranformojmë edhe më shumë Lezhën, se duam edhe më shumë kulturën. Gjithë fjala për t’ju nisur drejt Ramës ishte unë e kam një plan. Lezhjanët janë të mençur e dinë ku është e vërteta ku është puna”, tha Nikolla. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja