Protesta e 7 korrikut, Sula në Report Tv: Nëse Berisha gjen mënyrën e bashkimit do marrim 25 bashki! Tubohet sepse 'laku' ka vajtur në fyt

Pas protestës së 7 korrikut të iniciuar nga ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Studio Live në Report tv me gazetarin Andi Kapxhiu, deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shprehur bindjen se nëse ndiqet strategjia e duhur, PD do vijë në pushtet.

Pasi ndau problematikat e tij me qeverinë dhe kundërshtinë e tij me amnistinë fiskale, Sula u shpreh se PD nëse ndjek startegjinë e duhur nga Berisha do të marrë 25 bashki pa hezitim.

“Unë e kam thënë qëndrimin tim që në fillim. Unë jam i dashuruar me protesta. Aty në protestë nuk ishin të gjithë demokratë. Çfarë kam vënë re unë? Unë kam parë nga të gjitha shtresat aty. Kjo në radhë të parë nuk ndodh për Berishën apo PD por sepse ‘laku’ ka vajtur deri në fund.  Kjo qeveri nuk dëgjon më, kjo është bërë shumë arrogante. Me këtë qeveri nuk e zgjidh problemin protesta. Situata bëhet çdo ditë edhe më e keqe. Ndërkohë që këta pushtetarët çdo ditë pasurohen. Dhimbja e krizës duhet ndarë, jo disa të pasurohen me vështirësitë e të tjerëve.  Këta bëjnë amnisti fiskale. Komisioni Evropian u deklarua totalisht kundër. Kush mund t’i ketë 2 milionë euro kesh?! Përveçse politikanë dhe krimi. Po këta që kanë bërë evazion fiskal? Këta nuk përjashtohen”, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike

Sula u shpreh se Berisha është politikan rrace dhe se nuk ishte i surprizuar nga numri i protestuesve.

'Pjesëmarrja ka qenë te pjesa e çmimeve, korrupsion dhe popullit demokrat dhe Sali Berisha ka mbështetjen më të madhe. Problemi është a e kapim dot normën të mposhtim regjimin. Unë nuk jam fare i surprizuar e dija që do kishte njerëz. Unë mendoj se dje ka qenë një alarm që ne jemi në buzë gremine. Nuk do ta kemi luksin të jemi më të ndarë. Berisha për hir të së vërtetës, un ënuk jam servil, po Berisha është politikan rrace.'

Teksa u pyet sesi do arrinte suksesi i PD-së me një opozitë të përçarë Sula u shpreh se besonte te zgjuarsia e Berishës dhe se nëse do të ndante partinë nga ekzekutivi do të fitonte.

'Shpresoj në zgjuarsinë e Berishës, nëse ai do të rritet PD ai e gjen mënyrën e bashkimit dhe bashkëpunimit të rritemi në 2023. Mbi 25 bashki do ti marr partia demokratike pa diskutim. Unë e kam një ide, po nëse Berisha do arrij të ndajë partinë nga ekzekutivi dhe të nxjerrë kandidatin për kryeministër që s'është Berisha, një figurë e pastër e ndershme që do të bëjë të mundur të g bëjmë zgjedhje të parakohshme unë jam i bindur se do të kemi sukses.'- tha Sula.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lulezime veliaj: 08/07/2022 17:19

    Ku e.keni pare filxhanin. Bashkit do jen ashtu si jane.ju e keni te keqen brenda vetes tuaj

    Përgjigju
  • Tyryry: 08/07/2022 14:55

    Dashi do merni 35 bashki naten kur te flini ne mengjes jane te tjere kryetar bashkije a me kuptove dashi koke kotruve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ditë historike për Kosovën, nis diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin

Ditë historike për Kosovën, nis diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin