Protesta e 7 tetorit me skenar sekret, Berisha: Fjalën e kanë qytetarët! Beteja nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike

Protesta e 7 tetorit me skenar sekret, Berisha:  Fjalën e kanë qytetarët! Beteja nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike

Sali Berisha

Në prag të protestës së 7 tetorit, ai lë surprizë skenarin, por thotë se do të përdoret çdo mjet i mos-bindjes civile.

“Qytetarët ditën e hënë, ora 18:00 do të tregojnë guximin dhe do të shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Beteja jonë nuk ndalet gjer në krijimin e qeverisë teknike.”, tha Berisha.

Përveç aferës “Partizani”, prej të cilës Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, SPAK tashmë në duar edhe një provë të fortë në hetimin e “21 janarit” si krim të pazbardhur shtetëror, urdhrin e pretenduar të drejtuesit të gardës për të qëlluar me plumba realë mbi protestuesit.

Edhe 13 vite më pas, Berisha i qëndron akuzave ndaj Edi Ramës, në atë kohë lider i opozitës në protestë e sot kryeministër.

“21 janari u ndërtua mbi një mashtrim, falsifikim dhe etje gjakësore për pushtet të Edi Ramës dhe bandës së tij.”

Sot në opozitë, e në prag të një proteste të paralajmëruar, Sali Berisha thotë se 7 tetori nuk do të ketë asgjë të ngjashme me 21 janarin, edhe pse thotë se do të përdoret çdo mjet i mos-bindjes civile.

“Ajo që qytetarët do bëjnë ditën e hënë, do të tregojnë guximin, do shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Pra, paralelizma, e para shkon drejt të shkuarës, kjo e dyta shkon drejt të ardhmes”

Ndër të tjera Berisha ka pasur një mesazh për Policinë e Shtetit.

“Mjerë ai që provokon qytetarët. Ky është mesazhi ynë për çdo narkokomisar, narkopolic apo narkoqeveritar”, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.

Në konferencë online, Berisha komentoi edhe refuzimin e institucioneve të drejtësisë për ekspertë te Komisioni “Xhafaj”, situatë pas së cilës tha se sheh një luftë klanesh për të treguar në dukje pavarësinë nga Edi Rama.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 04/10/2024 17:13

    Sa do që të lehesh ti populli nuk del për bythen tënde se e ke gati sapunin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë