Ish-deputeti Demokrat Ndriçim Babasi tashmë kryetar i PD-së për nëjsinë 5 po procedohet penalisht në gjendje të lirë nga policia e Kryeqytetit. Hetimet kanë nisur pas protestës së Partisë Demokratike të 8 dhjetorit për shkak se Babasi mendohet të ketë goditur efektivët e policisë

Mbi Babasin rëndojnë dy akuza ajo e “goditjes për shkak detyrës” dhe “thirrjeve publike për veprime të dhunshme”. Babasi po proçedohet së bashku me disa protestues të tjerë për shkak se mesohet se  ka qëlluar edhe personalisht me vezë, domate, tymues e sende të tjera të forta efektivët e policisë. Po me këto sende të forta, policia thotë se Babasi ka qëlluar edhe në drejtim të agjentëve civil të vëzhgimit, të cilët filmonin lëvizjet dhe veprimet e dhunshme të protestuesve. 

babasi
Ndriçim Babasi

Sipas policisë, të gjitha këto veprime kriminale të disa protestuesve janë dokumentuar me foto e deklarime të punonëjsve të policisë dhe materialet i janë referuar prokurorisë. 
Mësohet se hetimi ndaj tyre do të vazhdoi në gjendje të lirë, ku pritet që në fillim të muajt janar të gjithë personat e proçeduar, mes tyre edhe ish-deputeti Babasi të thirren në prokurori për të dhënë versionin e tyre për akuzat. 

polici goditet me veze
Shefi Komisariatit nr2 i goditur me vezë nga protestuesit e PD-së

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)