Protesta e banorëve të Astirit, për Lëvizjen Socialiste për Integrim, po shfaq në Shqipëri “një luftë civile”. Deklarata është bërë ditën e sotme nga deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ish-ministre e Arsimit në qeverinë Rama 1. Malaj ka thënë se Shqipëria sot, i përgjan “lëndinës së lotëve”, ndaj shqiptarët sipas saj duhet të bashkohen për t’i dhënë fund mashtrimeve.
“Sot vendi është kthyer si lëndina e lotëve, ku qau vajza ku vrau gishtat, ku qan nëna e një djali që i hyri në burg, kur qau djalin që kërkon ndihmë për të jetuar dhe tek ne sot po shfaqet një luftë civile. Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë për t`i dhënë fund kauzës së mashtrimit dhe për t`i dhënë zgjidhje problemit.”-është shprehur Malaj.
Deklarata e plotë:
Sot jemi këtu në mbështetje të banorëve të zonës të cilët më shumë se sa kurrë, sot i kërkojnë Qeverisë që të ketë veshë të dëgjojë, të ketë sy të shikojë dhe të kuptojë që kur gratë tundin djepin ato e lëkundin edhe shtetin.
Sot ka ardhur momenti i zgjidhjes së problemeve të qytetarëve shqiptarë, në mënyre që shqiptarët të mos quhen emigrantë që jetojnë në shtetin e tyre. Sot ka ardhur momenti që çdo taksapaguesi në Jug dhe në Veri, t’i shpërblehet e drejta e tyre, e drejta e shtëpisë dhe e drejta e ekzistencës së tyre.
Sot ka ardhur momenti që të mos tallemi as me Rrugën e Kombit, as me qytetarët që jetojnë në Tiranë, as me ata që e duan këtë vend dhe janë qytetarë që punojnë dhe vlerësojnë për të drejtat e tyre. Ne jemi të gjithë këtu sot për t’i mbështetur këta banorë. Dhe nuk duam ta politizojmë këtë kauzë, por duam t`i tregojmë qeverisë që qeveria është e shqiptarëve dhe jo e oligarkëve. Nëse e duan popullin, të vijnë këtu, të ulen me ta, ta zgjidhi sa nuk është vonë se kjo nuk është beteja e tyre, por kjo është beteja e gjithë shqiptarëve nga jugu në veri pasi Tirana është e shqiptarëve, Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është e mercenarëve.
Sot vendi është kthyer si lëndina e lotëve, ku qau vajza ku vrau gishtat, ku qan nëna e një djali që i hyri në burg, kur qau djalin që kërkon ndihmë për të jetuar dhe tek ne sot po shfaqet një luftë civile. Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë për t`i dhënë fund kauzës së mashtrimit dhe për t`i dhënë zgjidhje problemit. Me zgjidhjen e problemit ne bëjmë atë që nuk quhet më qeveri e krimit, por qeveri e qytetarëve dhe për qytetarët. Po, ne jemi sot këtu dhe jemi njëzëri fuqishëm, se jemi me duar të pastra, jemi me shpirt të pastër dhe jemi për çdo njeri për çdo qytetar dhe për çdo familjar të Republikës së Shqipërisë”.
Deklarata e deputetes së LSI-së, vjen dy ditë pasi protesta e banorëve të Astirit degradoi në dhunë ndaj policisë së Shtetit para parlamentit, ku një efektive humbi 2 gishtat e saj. Autori që hodhi kapsollën në drejtim të polices, i shpëtoi atë ditë arrestimit pasi deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari, Luan Rama dhe Floida Kërpaçi, ndërhynë duke shtyrë dhe penguar arrestimin. (LEXO KËTU)
Ja dhe zhaba e L S I-se
PërgjigjuLuften po mundoheni me te gjitha menyrat shtazarake ta krijoni ne menyre artificiale qe ti shpetoni burgut.
Përgjigjuhahahahah e modhe kjo, kercenimi metes kur u bo reforma ne drejtesi hahahahh ik moj behu shtepiake te del me mire. 1,200,00 e dun qeverine ju i hani tumin
PërgjigjuKjo copa mishit ngjan si dy pika uji pernga injoranca me Tutoren e saj Monen, simbolin nderkombetar te shemtise femerore dhe injorances se pashoqe
PërgjigjuO Nora ,as si mesuese nuk shkelqeve ,por si put.po.Tregoji popullit per Dragotin e mos nxit hallexhinjte ne rruge qorre qe te vish ti prostitute ne pushtet.
PërgjigjuZedhenesja e padroneve-pronare per lufte civile partia fashiste do lufte qe te shpetojne pronaret nga gjykimi per vjedhjet qe kane bere!!!!
Përgjigju