Protesta e Sali Berishës është zhvilluar me tensione të shumta dhe militantët e deputetët demokratë nuk kanë kursyer as sulmet ndaj gazetarëve, të cilët kanë qenë duke raportuar. Situata ka qenë e tensionuar pothuajse gjatë gjithë kohës dhe militantët i ndërseheshin gazetarëve në momentin, kur ata pyesnin përfaqësues të Partisë Demokratike për humbjen në zgjedhje, duke u thënë se përse nuk i kërkojnë llogari Ramës.
Pjesë e sulmeve ka qenë edhe deputeti demokrat Edi Paloka, i cili madje shfaqet në një video duke i tërhequr me forcë badgen e gazetares Sara Demushi, e madje edhe e ofendon duke i thënë ke vënë yllin e Edi Ramës, por në fakt ajo ishte badge i akreditimit të samitit të Komunitetit Politik Europian.
Paloka: Ke yllin e Edi Ramës.
Gazetarja: Jo nuk është ylli i Edi Ramës, është badge....
Paloka refuzoi që të jepte koment për humbjen e zgjedhjeve, duke sulmuar gazetarët dhe duke thënë se ata përdorin pyetje të përgatitura nga qeveria.
Pjesë e sulmeve nga militantët, ka rënë edhe gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, por edhe gazetarë të mediave të tjera, si Top Channel, Klan e Euronews.
Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Qershor, 09:06
Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?
-
Integrimi në BE
42.7%
-
Luftë korrupsionit
31.4%
-
Rritja ekonomike
26%
Vota total: 708
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera ‘Partizani’/ Avokati Romeo Kara: Fakti që e sulmon Berisha, duhet të rritet konsiderata për Dumanin! Para se të dorëzonte pushtetin në 2013, e zhduku dosjen
3 Qershor, 19:46
-
Tiranë/ Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në piceri, arrestohet autori i dyshuar: Ishte aksidentale, armën e hodha te 'Don Bosko'! Në kërkim administratori (EMRI)
3 Qershor, 19:22
-
'Jam e shokuar', Evi Kokalari 'shpërthen' ndaj Berishës: Flet për narko-shtet, por harron që dëmton Shqipërinë, jo Edi Ramën
3 Qershor, 18:50
-
Jakin Marena: Rezolutat e ‘Internacionaleve’ të Berishës, si ‘Marksistë-Leninistët’ e Enverit
3 Qershor, 18:19
-
Meçe për Report Tv: Ata që i dalin kundër Berishës eliminohen, sa të jetë ai, PD nuk fiton! Partinë e trashëgon familja! Bala: S’kanë të ardhme me Nokën e Vokshin
3 Qershor, 18:10
-
Ervis Iljazaj: Partia Demokratike është parti e Sali Berishës
3 Qershor, 17:56
-
Frrok Çupi: Krimbi i Ullirit dhe Robinson Kruzo
3 Qershor, 17:52
-
FOTOLAJM/ Alimehmeti ‘luftë’ për rinumërimin e votave, Berisha shfaqet krah Tabakut në asamblenë e PPE
3 Qershor, 17:49
-
Ylli Pata: Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së
3 Qershor, 17:39
-
Disfata e 11 majit/ Berisha i kërkon ndihmë PPE-së: Na sillni një mision fakt-mbledhës në Shqipëri, shteti i lidhur me kartelet e drogës
3 Qershor, 17:12
-
U tërhoq nga gara e 11 Majit / Dhori për Report Tv: E tronditur nga rezultati i PS-së me 12 mandate në Fier, nuk kishim frymë! Berisha duhet të rinovohet
3 Qershor, 16:34
-
Eduard Zaloshnja: Në një sistem proporcional kombëtar pa prag, PS do të merrte 75 mandate dhe PD-ASHM vetëm 46…
3 Qershor, 16:26