Protesta e Berishës kundër Vuçiç, Rama: Nuk isha hero në Beograd e nuk jam tradhtar tani! Turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime

Protesta e Berishës kundër Vuçiç, Rama: Nuk isha hero në Beograd e nuk jam tradhtar tani! Turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime

Edi Rama, Aleksander Vuçiç dhe Zoran Zaev

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve dhe akuzave të ndjekësve në rrjetet sociale të cilët kanë dalë kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë, në kuadër të Ballkanit të Hapur. Ndërsa një nga komentueset i kujton Ramës se kur ai vizitoi Beogradin kohë më parë, flamuri shqiptar u dogj dhe Tirana zyrtare nuk pati asnjë reagim, kreu i qeverisë i thotë se ka ndodhur krejt e kundërta. 

Komentuesi: Ditën që Rama do e vizitonte Beogradin , serbet e dogjën flamurin e Shqipërisë, në mes të Beogradit, edhe nuk pati asnjë reagim nga Tirana zyrtare. Sot ngritët flamuri i krimeve, masakrave , përdhunimeve, debinëve, e çka jo tjetër. Kjo është kulmi. Sipas te gjitha gjasave po ndodh Serbia e madhe e cila po shtrihet deri ne Adriatik.Atë që se arritën asnjë mbretni serbe po e realizon Rama . Pse heshtë presidenti i Shqipërisë, pse heshtin populli i Shqipërisë ? Sot është dita e turpit e qeverisë Rama, e i gjithë Shqipërisë .

Rama: Ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani.

Kryeministri shqiptar del sërish në mbrojtje të nismës së Ballkanit të Hapur, duke nënvizuar se është në interes të gjithë rajonit, por është interes strategjik i Shqipërisë dhe krejt kombit shqiptar.

“E vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare", përfundoi kreu i qeverisë.

 

Komenti i kryeministrit Edi Rama

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Rama poston videon e protestuesit të Berishës që gris flamurin serb:  Unë tradhtar dhe ky patriot i bie? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët

Kanë qenë të shumta kritikat drejtuar kryeministrit Edi Rama sot nga mbështetësit e Sali Berishës, të cilët u ngritën në protestë për të kundërshtuar ardhjen e Presidentit Serb në Shqipëri, Aleksandar Vuçiç në kuadër të nismës 'Open Balkan'.

Atyre që e kanë quajtur 'tradhtar', Rama i është përgjigjur me videon e njërit prej protestuesve të Berishës i cili shihet teksa gris e më pa si vë flakën flamurit serb.

"Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët", shkruan Rama në videon e postuar në "Tik Tok".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beluli: 21/12/2021 06:32

    Kur isha une hero ne Beograd, ballisti me dron shkoi vete ne komisariat. Kur isha une tu hanger peshk, ne fakt peshkun ua kam dhene dhe kane ngrene te tere nga Kim te Vucic. Shyqyr qe kemi Lucen se kish hante bretkosa.

    Përgjigju
  • Iris: 21/12/2021 02:08

    Nuk eshte fundi i botes pse u dogj nje flamur dhe nuk eshte as hera e pare,as e fundit.Amerikes ia djegin perhere iranianet e si te ngjashem, flamurin dhe nuk e can koken njeri.E rendesishme eshte, qe shqipot duhet t'a kuptojne qe sot ne kohet moderne,nuk fiton gje me urrejtje e meri pa fund.Nuk them qe t'i falni,por do te kishte me vlere qe armikun t'a shfrytezosh.Ne rastin konkret nje marreveshje me perfitim me Serbine do te vlente shume me teper se sa nje meri apo allnim prej te cilave nuk fiton askush asgje.

    Përgjigju
  • Favsn: 20/12/2021 23:48

    O Edo, je ne gare me Saliun mer lal se kush ja thith me shume Vucickes? Nuk eshte faji i Shqiptareve se keni komplekse inferioriteti dhe dobesie para serbistanit. Doni te urreni dike, urreni gomarlliqet tuaja dhe lereni kombin te qete.

    Përgjigju
  • Raku: 20/12/2021 23:33

    Fatkeqesisht ne shqiperi skane ngelur me shqiptare.Shteti prej kartoni perfaqeson ato qe kane ngelur dmth pakicen shqipfolese qe per arsye te ndryshme si pranon asnje vend i botes jo se jane patriota se me pas mundesi kishin ber eksod naten aq shume jane te lidhur me vendin ose kombin.Jane po te njejtat krijesa amfibe qe verberisht me dashakeqje mundohen te behen amnezike ndaj tmerreve qe kane perjetuar shqiptaret e kosoves nga hordhite serbomadhe.Fakti eshte fakt serbet kane ushtruar genocid ndaj shqiptareve dhe nji shtet kukull qe perfaqeson shqiptaret sikurse monedhat virtuale prodhimet fizike mundohet te beje tregti te pista mbi gjakun e mijerave te vrareve e te perdhunuarve shqiptare.Ske ci shton me shume kjo eshte tradheti ndaj vellezerve tane kudo qe jane kosove,presheve,iliride dhe askush sduhet te cuditet nga kjo sepse edi rama eshte pinjolli i brezit qe pushkatuan me qindra te rinj kosovare ne plave e guci vetem e vetem per ti bere qefin vellait nga baba josif broz tito.Ja keta jemi ne njerezit me bisht si na quane serbet te pa ndershem te pa guximshem dhe te percare deri ke breket.Per trimeri spo flas ....se e ka pershkruar fadil hasa te ai skeçi me radion iliria....

    Përgjigju
  • rezi: 20/12/2021 20:25

    hahahaha... brilant vërtetë, ore shihni atë protestuesin se mos ka thyer kërrbishten, Sala duhet të kujdeset për shëndetin e tij dhe atij tjetrit që hëngri dru nga një tjetër. Po u zihet besë këtyre?

    Përgjigju
  • Turi: 20/12/2021 20:07

    Duhen te kete fqinjesi te mire se ndryshe nuk ecet perpara , i bie qe dhe Gjermanise ti ku dervihemi se dhe ata na kane vrare . E kaluara duhet te ngelet mbrapa dhe bashkepunimi sjell benefite per popujt

    Përgjigju
  • GOLI: 20/12/2021 20:04

    ASNJE KPILAÇKE MEME S'DO TE JA DEL PER TE BERE PIS MEMEN SHQIPERI....RAMAVIÇ IK... PROTESTA TE PERGJITHME.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 20/12/2021 19:57

    Vazhdo cubi mos caj koken per cfar thon hajnat dhe kriminelat qe udhehiqen nga shqupi. Atje jan mbledhur te gjith agjenturat dhe spiunet e komunizmit me ne krye sali halen. Duhet fqinjesia e mir,mos te shkoj si ne te shkuaren. Kurse qeni te ofendon e kemi par cfar ka ber per kosoven dhe pro milloshevit e sot na dalin buraaaa te mir. Monstra jan.

    Përgjigju
    • Bahsk: 20/12/2021 23:50

      Edhe une kam fqinjesi te mire me nenen tende. Thua te perpiqemi per nje vucic te vockel qe ta kesh per vella?

  • Viçidoli: 20/12/2021 19:22

    E ke gabim z.kryeministër më patriot është Salehi që furnizonte makinën sërbe të luftës me naftë e cila kishte mision djegien me zjarr e me hekur të mbarë popujve të Ballkanit,ndërsa ai fakiri e grisi vetëm me ba qefin bacës se baca i ka shumë qef këto punë,atij i shtohet Ymri kur ata qe i shkojnë pas djegin e shkatërrojnë,parimi i bacës po ika unë,flaka t'i bjerë pas ka zënë vend edhe tek ata fakirët,nejse aq dinë,aq bëjnë,fali o Zot ata fakirët që ishin aty , dhe kthjellohuni o njerëz,vrasësi,krimineli,hajduti,tradhtari,e non grata Sali qëllim të vetem ka patur e ka të mos ketë Shqipëri dhe këto populizma i bën për bythën e tij dhe jo për Shqipëri.

    Përgjigju
  • Srrbi: 20/12/2021 19:21

    O pkm prime kryeminister ose ajo tjetra. Ne jena vra 8 shekuj me serbet dhe ti don me pajtu ne menyren tende anlfabetike. Bejm cdo gjo qe dun serbet vetem te njohin kosoben e Shqipnin ashtu si eshte pjesen tjeter mbaje per vete dhe profesorin dhe ideatorin tend sali berisha

    Përgjigju
  • Kistra: 20/12/2021 18:30

    BRILANT!

    Përgjigju
  • LORA: 20/12/2021 18:23

    Big like zoti Kryeminister.

    Përgjigju
    • Gajsk: 20/12/2021 23:52

      Cfare kishte per “big like”? Mos u shtir sikur te pelqen me te vertete ky pseudo km.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu