Shkresa/ SPAK 'bashkon' PD-në dhe 'Aleancën': Kemi nisur hetimet për shpërdorim detyre në shembjen e godinës së Teatrit

Shkresa/ SPAK 'bashkon' PD-në dhe 'Aleancën': Kemi nisur hetimet për shpërdorim detyre në shembjen e godinës së Teatrit

SPAK

Dy denoncimet e bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partia Demokratike janë bashkuar nga një nga SPAK i cili ka njoftuar se ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke hetuar nëse ka apo jo shpërdorim detyre. SPAK i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike ku konfirmon se ka nisur hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës mbi bazën e kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

Letra për informim i është nisur Partisë Demokratike pasi kjo e fundit ka kërkuar informacion dhe është firmosur nga drejtuesi i SPAK Arben Kraja.

“Gjithashtu ju bëjmë me dije se edhe kallëzimi i bërë nga subjekti politik ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’ protokolluar pranë kësaj Prokurorie më 4.6.2020 është bashkuar me këtë procedim penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota e të gjithanshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informojmë në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me përmbajtjen e akteve hetimore të këtij procedimi penal, do të njiheni në përfundimin e hetimeve paraprake”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra e SPAK për Partinë Demokratike

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet