Protesta e dhunshme e 8 janarit, Prokuroria thërret nesër Berishën për ta marrë në pyetje, pasnesër Lulzim Basha

TIRANË- Sali Berisha është thirrur ditën e nesërme në Prokurorinë e Tiranës për t'u marrë në pyetje lidhur me rolin e tij në 8 janar dhe organizimin e protestës së dhunshme që përfundoi me shkatërrimin e selisë blu, ''Kështjellës' së demokratëve. Report Tv mëson nga burime të sigurta se Berisha është thirrur për t'u paraqitur nesër në orën 11:00, në 12:00 Flamur Noka. Ndërkohë pasnesër "radha" është e kryedemokratit Lulzim Bashës dhe e numrit 2 të demokratëve, Gazment Bardhi, më konkretisht në orën 11:00 dhe 12:00.

Berisha nuk është në listën e personave të arrestuar apo të vënë në hetim për 8 janarit, ndonëse në pamjet e publikuara më herët nga Report Tv dukej qartë momenti kur ish-kryeministri i sinjalizonte protestuesit që të sulmonin godinën,në kohën që Basha mbante mbledhjen në katin e dytë.  Berisha tha se është i gatshëm të shkojë të dëshmojë nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së, e tashmë që thirrja i është dërguar, mbetet për t'u parë nëse ish-kryeministri do të shkojë për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Çuditërisht për Sali Berishën asnjë akuzë.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD-së e ndërsa sot me vendim të Gjykatës së Tiranës u liruan 34 të arrestuarit.

Çfarë ndodhi në 8 janar? E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi sërish në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/01/2022 01:25

    /TURI/, jetojme ne kohen e telekomunikacionit,jo ne kohen kur lajmerohej me kushtrim,kambana e zjarre.Berisha nuk kishte nevoje te dilte fare nga shtepia po te donte,nje tel.,nje SMS dhe mbaronte pune.Vetem jam kurioze do t'ua sekuestrojne cel.atij dhe kokave kryesore,se vetem marrja thjesht ne pyetje nuk mjafton?

    Përgjigju
  • Prokurori ne pension: 12/01/2022 23:13

    Sa te vije i vini direkt prangat.

    Përgjigju
  • Sifi: 12/01/2022 21:04

    Thirrje e prokurorise per Saliun dhe Lulin me duket e kote ,pasi drejtesia liroi te gjithe te arrestuarit qe per doren dhunen paqesore kundta godin3s se PD u liruan nga drejtesia jone e nderuar se nuk kishin prova .ha ha ga .Keshtu ka 30 vjet.Digj e shkaterro dhe gjem be kembe si hyn njeriu.Pastaj themi vetingu

    Përgjigju
  • Turi: 12/01/2022 19:43

    Po si Po udhezon protestuesit me fytyre nga ETC, selia eshte nga pas. Protestuesit kishin hyre ne Seli kur Doktori ishte akoma ne shtepi, ishte gazetari juaj Arsen Rusta qe Po I bente pyetje Saliut sapo doli nga shtepia dhe Po I thonte qe protestuesit kane hyre ne kat te pare keni dijeni. Tashi te pakten keni respekt per gazetarin tuaj se Po e nxjerrni ate gabim, te pakten pasqyroni te verteten vetem nje here ne jeten tuaj.

    Përgjigju
  • Shqiperi etnike: 12/01/2022 18:56

    Keneta po fillon me leviz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit