TIRANË - 18 persona janë arrestuar, 17 të tjerë janë vënë nën hetim dhe 2 janë shpallur në kërkim pasi gjatë protestës së dhunshme që Sali Berisha mbajti ditën e djeshme në Tiranë hodhën molotovë, si dhe kundërshtuan e goditën punonjësit e Policisë.
Mes personave të vënë nën hetim janë edhe 3 deputetët demokratë Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi, të cilët pas protestës mësynë Komisariatin nrumër 1 në Tiranë, ku u përplasën me blutë duke kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar. 3 ligjvënësit, së bashku me sekretarin organizativ të Partisë Demokratike akuzohen për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
Të arrestuarit janë Ardian Lici, Anduel Lleshi, Alan Lika, Anastas Mema, Tomas Koja, Ergi Shkurta, Sali Saraci, Ervis Mirashi, Adrian Toli, Rei Hasko, Bledi Spaho, Eldison Huli, Alket Toska, Leonid Xhebexhiu, Besnik Bali, Elton Hoti, Roni Bizhoti dhe Hamza Cani.
11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 37 shtetas.
Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 17 dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie.
Më datë 24.01.2026, rreth orës 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).
Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç;
-nisi procedimi penal për shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 të mitur;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe shtetasit L. B, K. B dhe G. B, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Një protestues nga Berati pretendon se gjatë protestës së PD-së të shtunën, është goditur nga policia. Sipas tij, e kanë qëlluar me një bombë të vogël gazi dhe e kanë shoqëruar pa e sqaruar. Protestuesi pretendon se është goditur brenda furgonit të policisë dhe qëndroi rreth 3-4 orë në komisariat.
“Më gjuajtën me një nga ato bombat e vogla të gazit. Më morën, më shoqëruan pa pikën e lidhjes pse isha atje. Më morën në furgon, më kanë gjuajtur, më çuan në komisariatin nr. 2, më mbajtën nja 3-4 orë, më gjuajtën, më kanë bërë copë. Më goditën brenda furgonit dhe jashtë ambientit të komisariatit kur kam zbritur nga komisariati. Kur kam zbritur nga furgoni, më kanë goditur me shqelma e grushte. Nuk kam kundërshtuar gjë, për çfarë do të kundërshtoja? Si gjithë të tjerët, isha edhe unë atje. S’isha për t’u zënë as për shtetin, as për asnjë. Kam problemin e astmës. Më hodhën gaz lotsjellës në sy. Syrin nuk e hap dot. U thashë jam i sëmurë, mos më godisni. Më zuri ankthi, më zuri ajo e frymëmarrjes, më lanë të lirë. Më thanë ik. Më kanë lënë te dera e komisariatit, më ka marrë një shok. Më ka shoqëruar në spitalin e Beratit pastaj”, pretendon protestuesi.
Djali 14 vjeçar i cili u shoqërua nga policia pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike ku u lënduan 11 efektivë policie ka dalë nga ambientet e Komisariatit nr 1 duke shpjeguar se si u kap nga forcat e rendit.
“Isha në xhami. Isha duke larë fytyrën prej gazit. Ika unë dhe isha tu pa policët. Më erdhën 5 civila. Më kanë kthyer duart, me futen prangat, me ulën poshtë xhamisë, më gjuajtën dhe më sollën këtu. Ndenja këtu 2-3 orë . I kam dhënë mbiemër dhe bënin ca letra. Nuk e di se çfarë po bënin! Më erdhën disa deputetë si quhen ata, dhe ata më nxorrën.”
Minoreni ishte në mesin e 23 militantëve të Partisë Demokratike, të cilët, u shoqëruan në Komisariatin numër 1 pasi sipas policisë, u konstatuan se kanë gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka ndarë një mesazh falënderimi për punonjësit që u angazhuan gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike gjatë së shtunës. Mbi 1350 punonjës policie gjendeshin në detyrë gjatë protestës në të cilën u përdorën bomba molotov dhe objekte të tjera.
Proda falënderon të gjithë të angazhuarit për demonstrimin e standardeve profesionale, respektit ndaj ligjit dhe përgjegjësisë, teksa uron shërim të shpejtë për 11 punonjësit e lënduar.
“Të nderuar drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit,
Ju falënderoj për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.
Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.
Uroj shërim të shpejtë për 11 punonjësit e dëmtuar gjatë detyrës dhe i siguroj ata për mbështetjen e plotë të institucionit.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë drejtuesit, për lidershipin, koordinimin dhe menaxhimin profesional të situatës.
Mirënjohje për çdo efektiv të Policisë së angazhuar”, shkruan Proda.
Pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike, 23 militantë protestues janë shoqëruar në policisë, ndërsa të paktën 11 efektivë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.
Mes të shoqëruarve në Komisariatin numër 1 ishte dhe një i mitur i moshës 14-vjeçare, që fillimisht dyshohej se ishte 10 vjeç, i cili sipas bluve gjatë protestës është konstatuar duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të policisë.
“Theksojmë se shtetasi i mitur në asnjë moment nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur të ndaluar apo të shoqëruar, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm dhe është trajtuar me kujdes, në përputhje me parimet dhe garancitë ligjore për të miturit. Ai është lënë i lirë menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor”,- njofton policia.
Shoqërimi i 14-vjeçarit solli edhe reagime nga deputetët e PD-së, ndërsa disa prej tyre ishin edhe në Komisariatin numër 1 në Tiranë ku u përplasën me efektivët, si dhe kërkonin të takonin shefin e komisariatit, Elton Shani.
"Arrestimi i një fëmije vetëm për faktin se ndodhej në një protestë nuk ka asnjë bazë ligjore dhe tejkalon çdo kufi etik e moral. Ky nuk është zbatim i ligjit, por një keqpërdorim flagrant i autoritetit shtetërorKjo nuk është rend publik. Është dështim dhe degradim i institucioneve",- shkroi në rrjete soociale deputeti Bardh Spahia.
"Arrestimi i një fëmije vetëm pse ndodhej në një protestë kalon çdo kufi ligjor, etik dhe moral. Kjo nuk është zbatim ligji, por abuzim i hapur me pushtetin",- shkroi në rrjete sociale deputetja Jorida Tabaku.
"Një regjim që guxon të arrestojë një fëmijë 10-vjeç… Shtet horrash që mbron kriminelët dhe arreston fëmijët. Ky regjim ka kaluar çdo kufi, çdo moral, çdo njerëzi. Mjaft është mjaft! Fëmijët nuk preken",- shkroi në rrjete sociale deputetja Elda Hoti.
Rasti po hetohet edhe nga Avokati i Popullit, i cili ka dërguar përfaqësues në Komisariatin nr. 1, por edhe në rajonet e tjeratë policisë ku ka pasur persona të shoqëruar.
Komente













Mosha 14 vjec nuk eshte imunitet per veprimet qe ben.Ketu tek ne kam pare policine te arrestoje moshatare te ketij per vjedhje dyqanesh dhe per gjera te tjera me te vogla.S.d.q qe t'ju mbyllet goja te gjitheve,policia duhet te beje publike videon e ketij te mituri qe qellon me gure policine.
PërgjigjuTe arrestuarit qe gjuajten kryeministrin te hetohen a jane te ndjekur nga drejtesia Evropiane per vjedhje dhe grabitje jashte Shqiperis se ata perdor dhe paguan Berisha dhe pastaj i nxjerr per Greqi nga malet.Ata ikin vijn vjedhjin grabisin e se kane per gje fare te bejn rremuja e te shkaterrojn.Deputetet qe rrotullohen rreth Berishes jane shnderruar ne tradhetare te Shqiperis jane agjentet e Greqis!
PërgjigjuAman,qerrojini nga PD keta Bocet,Noket,Berishet dhe te gjithe sahanlepiresit e tyre. Qerrojini te votojme PD,qe te zhduket edhe i gjati me vote popullore.
PërgjigjuDenim me burg e vetem denim.Nuk ka kuptim denimi i vagabondave protestues terrorist,nese nuk merret organet e drejtesis me Luciano Bocin,Balliun budalla e G.Bardhin si organizator te grupit terrorist ne kte proteste,por edhe pangimin ne kryeren e detyres te organeve te policis.
PërgjigjuTe arresturve mire Te ju baher se se dalin ne protest kure i kerkon partia dhe jo kur kane nevojat e veta si popull tani ata rrine ne qeli dhe politikandt ne hotele dhe shtepi luksoze
Përgjigjupo si ka mundesi qe po e vuajn ky shtet pranine e ketyre idjoteve qe jane ne PD. zot na ruaj nga sali berisha e nga ato qe i shkojne pas.
PërgjigjuAsnje tolerim per keta bandite te bandes UDBISTE,kriminale te Salivic Rupallovic
Përgjigju