Qëndrimet kontradiktore të Bashës përballë Policisë së Shtetit...nga 'mburoja' tek sulmet 'horra e ushtri krimi'

Qëndrimet kontradiktore të Bashës përballë Policisë së Shtetit...nga 'mburoja' tek sulmet 'horra e ushtri krimi'

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se asnjë procedimm penal nuk do e ndalë opozitën në rrugën e saj të protestave, për të arritur siç ata pretendojnë, rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Kryedemokrati reagoi pasi policia nisi hetim në gjendje të lirë ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, si organizator i protestës, për skenat e dhunshme që ndodhën gjatë tubimit, përpara Kuvendit. Edhe pse ishin mbështetësit e opozitës ata që sulmuan policinë duke çarë kordonin e sigurisë tek Kvuendi dhe duke i qëlluar ata me gurë dhe mjete të forta, lideri demokrat Lulzim basha e quan policinë "ushtri militante e krimit" që është kthyer në shërbim të kryeministrit Rama.

Qëndrim kontradiktor ky i liderit të opozitës ndaj Policisë, pasi në nisje të protestës, PD-ja përmes deklaratave politike thoshte se qytetarët nuk kanë asgjë me policinë duke i quajtur edhe ata njerëz që janë të mërzitur nga regjimi i Ramës dhe të keqpaguar e shfrytëzuar. Por sapo protesta e kthyer në dhunë përfundoi, Basha dje i quajti policët horra. Madje dje të rinjtë e FRPD=së me nga një shirit të bardhë identifikues në krahë, u bënë 'mburojë' e policisë, duke u vendosur para kordonit të sigurisë me efektivë tek kryeministria.

"Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit. Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë! Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë! Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur!", thotë Basha në një reagim pas deklaratës së policisë, e cila njoftoi sot arrestimin e 14 personave për protestën e dhunshme, dhe hetimin në gjendje të lirë të 33 personave, mes të cilëve edhe Gazmend Bardhit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 17/03/2019 14:25

    Fort gangster dukej edhe Strazimiri para se te dilte ne proteste me arme andej nga Liqeni per lodrat para ca viteve, por pas atij rasti u shfry dhe nuk po i ndihet me zeri i gojes. Letrat hapen kollaj per secilin dhe kur vene ne polici te gjithe behen si djali i Luan Baçit dje para shoqerimit qe mend ishte duke pshurrur nga frika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë