MALI I ZI – Rreth 5 mijë persona të organizuar nga opozita malazese protestuan mbremjen e së shtunes në podgoricë kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Millo Gjukanovic. Ata kërkojnë dorëheqjen e tij. protesta degjeneroi në dhunë. 24 qytetrarë dhe 15 efektiv policie mbeten të plagosur. Pretesuestit qëlluan me gurë edhe ndaj ambasadës sonë.

Opozita malazeze e Frontit Demokratik i kishte dhënë ultimatum kryeministrit Milo Gjukanoviç për të pranuar një qeveri teknike, por refuzimi i tij ka sjellë një protestë të dhunshme. Turma, që sipas mediave malazeze shkonte deri në 5 mijë persona, ka marshuar në rrugët kryesore të Podgoricës drejt sheshit Republika e më tej para Parlamentit. Drejtuesit e opozitës pasi marshuan në rrugët e Podgoricës u vendosen në tribunën përpara parlamentit ku I bën thirrje kryeministritë Millo Gjukanovic që të jepte doreheqjen pasi prej 25 vitesh po mban vendin peng.

“Ju bëjmë thirrje policisë malazeze, serbeve, shqiptareve dhe bashnjokave që punonin për 300- 400 evro ti hiqni maskat dhe armet që I keni për të luftuar kriminelat dhe jo ato që luftojnë për të drejtat e tyre. Prandaj bashkohuni me ne se ato që ju po I mbroni janë kriminela dhe hajduta që prej 25 vitesh kanë vjedhur popullin dhe kanë mbushur xhepat e tyre. Ne jemi për të drejtat e popullit dhe nuk kemi as arme dhe asnjë gjë dhunuese vec 2 duart prandaj Gjukanovic ju erdhi koha që të ikni nga kjo qeverisje e korruptuar, dhe të mbroni kokat tuaja se vendi juaj është në burg. Keni kohë edhe 10 minuta që të dilni nga shkallët e kryeministrisë dhe të lironi godinat qeveritare që mbain peng prej 25 vitesh.”- tha Andrija Mandviç Kryetari i  Frontit Demokratik
 
Në këtë moment drejtuesit e opozitës janë vendosur përpara godinës së parlamentit ku kanë qëlluar me mjete të forta në drejtim të policisë shpërndau turmën duke përdorur gaz lotsjellës. Sipas ministritë të Brendshëm nga përleshjet me policinë mbeten të plagosur 24 qytetarë dhe 15 efektivë policie, njëri prejt tyre në gjëndje të rëndë. Ndërkohë pas protestës, policia malazeze arrestoi edhe liderin e Frontit Demokratik Andrija Mandic  si dhe shumë pjesmarrës të tjerë në protestë që qëlluan në drejtim të godinave qeveritare. Policisë malazeze i janë dashur disa orë për të rikthyer normalitetin në rrugët e Podgoricës.    

Sulmi ndaj ambasadës shqiptare është dënuar dhe nga qeveria e Malit të Zi. “Dënojmë goditjen me gurë ndaj ambasadës së fqinjëve tanë miqësorë, Shqipërisë”, thuhet në reagim. Lidhur me sulmi policia e Malit të Zi thotë se ka vetëm dëme të vogla në fasadën e godinës së ambasadës.

Ora 22:45 Policia largon demonstruesit para ambasadës
Policia e Malit të Zi ka shpërndarë protestuesit që ndodheshin para ambasadës shqiptare si edhe ka shpërndarë shumicën e protestuesve në sheshin para parlamentit. Kjo pasi disa prej protestuesve kanë tentuar të hyjnë me dhunë në parlament. Policika ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarjen e tyre. Kjo pritestë organizohet nga Partia Fronti Demokratike, që kërkon largimin e qeverisë aktuale dhe formin e një qeverie teknike.

Ora 22:25 Filo: Na sulmuan me eksploziv
Ambasadori shqiptar në Malin e Zil, Ernal Filo duke konfirmuar sulmin e dytë ndaj ambasadës shprehet se ka pasur dhe sulm me bombë. Duke folur për “Shqiptarja.com”, Filo shprehet se policia ka dërguar përforcime dhe ka rrethuar ambasadën.

amba
(Në foto: Ambasada shqiptare në Podgoricë) Foto të tjera

“Do të mundohemi ta evidentojmë me filmime dhe fotografi. Ka pasur dhe një shpërthim. Situata ka kaluar në dhunë. Zhurma ishte goxha e madhe, nuk mund ta përcaktoj se çfarë hodhën. Ka përforcime të madh të policisë, janë vendosur gardh para ambasadës. Situata është acaruar shumë”, u shpreh Filo.


(Intervista me ambasadorin shqiptar ne Mal te Zi, Ernal Filo)


Ora 22:15 Qëllohet sërish ambasada shqiptare
Podgoricë – Protesta e qytetarëve në Malin e Zi, e cila po zhvillohet para parlamentit është kthyer në protestë të dhunshme. Vendi ku po organizohet kjo demonstratë përkon disa metra lart ambasadash shqiptare në kryeqytetin e vendit fqinj. Korrespondenti i “Shqiptarja.com” njofton se me nisjen e përleshjeve të protestuesve me policinë ka pasur sërish sulm ndaj ambasadës sonë.



Ambasadori Filo: Nuk ka dëme
Në një lidhje telefonike për Reprot TV, ambasadori i Shqipërisë në Podgoricë, Ernal Filo tha se, demonstruesit kanë bërë gjeste ofenduese dhe kanë qëlluar me gurë fasadën e ambasadës. Filo tha se nuk pati as dëmtime materiale dhe as për personelin.

ambasada podgorice
(Në foto: Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi) Foto të tjera