Protesta e dhunshme në PD, analisti Çela: Më 8 janar Basha dhe Berisha humbën! Çollaku: Brenda selisë blu kishte njerëz të inkriminuar

TIRANË- Protesta e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike për analistin Erlis Çela nuk prodhoi asnjë fitues pasi Berisha humbi reputacionin e ndërsa sipas tij Basha nuk ishte përse të bënte rezistencë, pasi ish-kryeministrin nuk do e bënte kryetar fakti që do futej në ambientet e selisë blu. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, analisti tha se Basha nuk duhet të kishte blinduar dyert e selisë, ndërsa dënoi mbështetësit e Berishës të cilët i sulmuan ato me varre.

“Nuk kishte një fitues, kishte dy humbës, Berisha humbi reputacion, Basha nuk kishte nevojë të përplasje në atë mënyrë. Basha mbylli dyert, mbajti godinën. Nuk e bënte kryetar Berishën fakti futej apo jo në zyrë. Palët janë në proces gjyqësor. Do ketë një vendimmarrje, edhe sikur pala e Berishës të futej e të dilte s’do të thotë asgjë. Nuk e shoh të nevojshëm blindimin, por nga ana tjetër nuk do të thotë që t’i duhet të shkosh me varre se është selia jote”, tha Çela.

Çela tha se 8 janari tregoi vendosmërinë e Lulzim Bashës për të qëndruar fort përballë Sali Berishës, ndërsa sipas tij ky i fundit nuk e kishte parashikuar aftësinë e ‘nxënësit’ të tij, referuar Lulzim Bashës.

“Mësuesi nuk e kishte parashikuar gjithë aftësinë  e nxënësit të tij. Nuk e di se e kujt ka qenë merita. Përplasja e 8 janari tregoi një lloj vendosmërie të Bashës, nëse bëhet fjalë për forcë edhe unë kam forcën time”, tha Çela në Report Tv.

Gazetari Basir Çollaku tha në Report Tv se brenda selisë së Partisë Demokratike ditën e protestës kishte njerëz të inkriminuar të cilët kanë dhunuar mbështetësit e Berishës.

"Të dëmtuarit e datës 8 janë ata që janë jashtë që kanë shkuar në spital. Kush i dëmtoi? Dëmtuan vetveten?! Nëse janë dëmtuar dhe aty brenda ka njerëz të inkriminuar, besueshmëria në raport me demokratët luhatet. (...) Ato zyra kanë qenë më të errëta se çdo qeli e 317. Ky gabim ka edhe një gjë tjetër, e ke blinduar dhe ke marrë kriminelë brenda. Si ka mundësi? Policia dhe prokuroria na kanë bërë më dije se një numër i personave të arrestuar e të hetuar kanë probleme me drejtësinë. Njerëzit që hedhin gaz lotsjellës, kush i targeton ata t’i bëjnë ata veprim”, tha Çollaku.

Çollaku akuzoi Lulzim Bashën se për protestën ka bashkëpunuar me Edi Ramën dhe se kryeministri i ka vendosur në dispozicion forcat policore. Një situatë absurde sipas Çollakut janë pamjet e zyrave në kat të dytë që PD ka publikuar, sipas tij nuk kishte asnjë protestues në kat të dytë, por çuditërisht zyrat janë shkatërruar.

“Kjo protestë nuk ishte vetëm nga zoti Basha, ishte edhe Rama prezent, policia, FA. Këta janë zoti Rama. Policia është e pavarur me opozitën, por policia në oborrin e një partie, kemi një polici partiake. Ne kemi parë me datë 9 që nga PD janë dëmtuar zyra, por s’ka pasur asnjë protestues, ky gur paska qenë aq i fuqishëm, si shkon vetëm nëpër dhoma. Ka pasur përpjeke nga persona në kat të dytë që nëse di futeshin protestuesit në kat të dytë do t’i vinin flakën. Kemi parë me shkop bejsbolli duke qëlluar demokratët. Ka pasur dhe gurë të hidheshin nga kati i dytë, karrige”, u shpreh ai.

E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë