Gjatë protestave të dhunshme në Shkodër që u zhvilluan ditën e sotme është plagosur një efektiv policie i forcave Shqiponja, i cili ka marrë mjekimin dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Në njoftimin e policisë thuhet se pjesëmarrësit në tubim kanë dëmtuar me sende të forta godinën e një subjekti politik duke thyer e shkatërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale që ishte në brendësi të godinës.
"Gjithashtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim", thuhet në njoftim
Lajmi kryesor:
Dhunë në Shkodër/ Të miturit në krye të 'rebelimit', shkatërrojnë selinë e PS! Mbërrijnë Balla dhe Beqaj: E organizoi PD-LSI, Monika të heqë dorë nga pagesat për minorenët
