Protesta e dhunshme para parlamentit, Lleshaj mbledhje urgjente në Ministrinë e Brendshme

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thirrur në një takim urgjent të gjithë drejtuesit e policisë së Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se takimi do të zhvillohet në Ministrinë e Brendshme pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Parlamentit, ku banorët të Unazës së Re tentuan të hynin me forcë në këtë institucion.

Në takimin urgjent është thirrur nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtori i Forcave Lëvizese Operacionale Sokol Bizhga, drejtori i Policisë së Tiranë Kastriot Skenderaj si dhe drejtori i Rendit, Gjovalin Loka. Bizhga mbeti i lënduar në shpatull gjate protestës.

Gjatë protestës mbetën të dëmtuar 15 punonjës policie, mes tyre Ina Muka e cila humbi dy gishta të dorës së djathtë. Të plagosur mbetën edhe tre protestues gjithashtu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Minister: 22/11/2018 23:09

    Kur ka protesta ver oficer ushtrie per drejtim jo keta barkderrat me uniforme qe mblidhen si kurva kur bien kapsollat.

    Përgjigju
    • xreport: 23/11/2018 09:45

      ti po thua policia e ka fain ?! te duhet nje pastrim kimik ne tru

  • Koli: 22/11/2018 20:54

    A ka mundesi ti kthejme dinjitetin policise. E niset mire me ata qe kerkonin rryshfet , dicka ndryshoje. Dhe ajo e paraqitjes personale me peqen. Tani ka mbetur autoriteti i uniformes. Jepuni ligjin ne dore policise kur ndihet e kercenuar. Ashtu si gjithe bota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'