Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta që ftoi sot shqiptarët të bashkohen në protestën e pasdites, teksa kujtoi 1444 dukë bërë thirrje për një 'Besëlidhje të re me Pranverën Kuqezi'. Por Spiropali thotë se kjo është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.

"BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane" shkruan ministrja.  


Lajmi kryesor:

Dita e protestës së Presidentit/ Spiropali: BesëLikja, frikë nga Reforma në Drejtësi! Lleshaj: Nuk kemi nevojë për Besëlidhje të re