Protesta e një grupi pedagogësh, Partia e Lirisë mbështet kërkesat: Janë legjitime, do të plotësohen nga ne sapo të vijmë në pushtet

Sekretarja për Barazinë Gjinore dhe Çështjet Sociale në Partinë e Lirisë, Brunilda Paskali, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se PL mbështet kërkesat e pedagogëve, një pjesë e të cilëve kanë dalë në protestë.

Paskali thotë se ata kërkojnë një arsim cilësor, mbështetje të kërkimit shkencor dhe rritjen e pagave të tyre.

“Këto kërkesa të drejta e legjitime, që qeveria i refuzon me arrogancë, provohen katërcipërisht edhe nga Indeksi global i inovacionit 2022, ku Shqipëria renditet e fundit nga vendet e rajonit dhe Europës.  Fatkeqësisht, sipas këtij Indeksi Shqipëria: ka mungesë serioze në burimet njerëzore, dhe kjo situatë sa vjen e përkeqësohet me shpopullimin,  largimin e vazhdueshëm të të rinjve dhe të elitave intelektuale e profesoratit të vendit; Ka një performancë shumë të ulët në kërkimin shkencor dhe kjo vjen si rezultat i financimit nën 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të tij, shpërndarjes së fondeve të kërkimit shkencor nga një agjenci e varur plotësisht nga qeveria dhe nga mungesa e transparencës, duke shkurajuar kështu profesionistët e vërtetë për të aplikuar për projekte. Dhe po ashtu ka rezultate të ulta në njohuri dhe teknologji, jo vetëm për shkak të gjendjes së mjerueshme në investime në mjediset e punës, ato laboratorike, biblioteka e  kampuset universitare, por edhe për shkak të mungesës së lidhjes së programeve të studimit me tregun  e punës. Ka mungesë të një bashkëpunimi të ngushtë midis universiteteve, biznesit dhe mbështetje e financim për kërkimin shkencor nga qeveria, gjë që do të sillte nxitjen e zhvillimit ekonomik, social dhe të inovacionit”, tha Paskali.

Sipas saj Partia e Lirisë angazhohet që me ardhjen në pushtet, kërkesat e pedagogëve do të jenë një nga vendimet e para, si për rritjen e financimit të kërkimit shkencor ashtu edhe të  pagave të tyre, e të stafit ndihmës akademik dhe administrativ.

“Qëllimi ynë i madh do të jetë mbështetja për familjet shqiptare që investojnë në edukimin e fëmijëve të tyre, ndalimi i shpopullimit dhe largimit të të rinjve dhe intelektualëve të këtij vendi, kjo përmes rritjes së cilësisë së arsimit në vend, mbështetjes financiare për inovacion dhe kërkim shkencor dhe ofrimit të mundësive konkrete të biznesit për të rinjtë tanë”, përfundon deklaratën Sekretarja për Barazinë Gjinore dhe Çështjet Sociale në Partinë e Lirisë, Brunilda Paskali.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 28/02/2023 17:13

    Tju jepen te gjitha te drejtat qe ju takojn se arsimimi eshte e ardhjma e vendit por tju kontrrollohen dhe pasurit se ka pedagoge qe kane shitur notat ose kembime per gjera te tjera me studentet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve

Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve