TIRANE-Tre ditë nga protesta e paralajmëruar e opozitës para Kryeministrisë, zv/ kryetari i LSI-së Luan Rama pas mbledhjes së Grupit Parlamentar deklaroi se forca, angazhimi dhe revolta qytetare do të largojnë qeverinë Rama nga pushteti. Për LSI, parlamentarizmi ka rënë. Opozita, PD dhe LSI kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe qeverisë Rama, pasi e akuzojnë si të lidhur me krimin. Protesta do të zhvillohet në datë 26 maj në Tiranë, ndërsa për shumicën kjo është një lëvizje për të bllokuar negociatat.
Deklarata e plotë e Luan Ramës për mediat
Siç është në traditën e komunikimit nga selia qendrore e Lëvizjes Socialiste për Integrim në ditën kur është mbledhja e grupit parlamentar, jam sot këtu përpara jush, për të sjellë qëndrimin dhe vlerësimin e grupit parlamentar në lidhje me atë çfarë është në fakt rendi i ditës i Kuvendit për seancën që do të zhvillohet nesër duke shprehur gjithë angazhimin tonë për të qenë pjesë e seancës së Kuvendit me seriozitetin dhe përgjegjësitë që meriton përfaqësimi ynë parlamentar.
Jemi në një situatë kritike të zhvillimeve politike në vend; jemi përballë vlerësimit që do të bëjë Këshilli Europian në qershor për procesin e çeljes së negociatave me Shqipërinë. Dhe kur do të duhej në fakt që, mazhoranca e para, por e gjithë klasa politike të demonstronte qëndrim unik për sa i përket kontributit për të mbërritur te çelja e negociatave, që në themelin apo bazamentin e vet duhet të ketë pikësëpari plotësimin e kriterit të parë që duhet të përmbushë Shqipëria dhe që është dialogu politik, mazhoranca vjen në mënyrë të njëanshme edhe me qëndrimin e vet në raport me vlerësimin që duhet bërë për rekomandimet e raportit të Komisionit Europian. E gjithë sjellja politike e qeverisë, e gjithë ajo çfarë ka demonstruar kryeministri dhe qeveria e tij, pavarësisht retorikës apo demagogjisë në thelb, është kontribut konsistent i qeverisë për të sabotuar çeljen e negociatave me Shqipërinë pavarësisht asaj që thotë. Sepse në këtë mënyrë ai legjitimon autoritarizmin dhe abuzivizmin e tij që është realisht ajo çfarë ka dominuar të gjithë sjelljen dhe qëndrimet e qeverisë.
Prandaj kjo është dhe një arsye më shumë sepse protesta qytetare, revolta qytetare, barrikada qytetare ndaj kësaj sjellje dhe ndaj kësaj papërgjegjshmërie duhet demonstruar jo vetëm me forcën më të madhe në mitingun e protestës së 26 Majit, por ajo duhet kthyer në një sjellje konstante përballë papërgjegjshmërisë dhe abuzimit konstant të qeverisë. Ky është qëndrimi i LSI-së, në raport me seancën e nesërme dhe në raport me protestën qytetare të 26 Majit.
A ka një skenar për sa i përket protestës së 26 Majit?
Natyrisht që ka një grup pune që po merret me detajet konkrete të organizimit të protestës. Ajo çfarë është e rëndësishme është forca qytetare, angazhimi qytetar dhe revolta qytetare për ta bindur qeverinë që ajo nuk është më qeveria e mazhorancës në këtë vend.
Pse nuk ndërmerr opozita një mocion mosbesimi ndaj qeverisë në parlament?
Është tejkaluar çështja e veprimit formal në parlament sepse edhe njëherë dua të theksoj që parlamentarizmi si vlerë, si institucion, si shprehje më domethënëse e autoritetit qytetar në vendimmarrjen e këtij vendi për shkak të keqpërdorimit apo shpërdorimit nga ana e mazhorancës ka humbur çdo lloj dimensioni. Tani është koha e qytetarëve, përballë papërgjegjshmërisë në zbatimin e ligjit, çfarëdolloj qasje tjetër nuk bën efekt, efekti i vetëm është protesta dhe lëvizja qytetare.
Me ju hajdutet e LSI kurre nuk rrezohet Qeveria akoma me ty dredhaluq
PërgjigjuO bixhosxhi ti do rrezosh qeverine me Mona rrugacen??????????
PërgjigjuSe ta ka qefi ty dhe Monikes nuk mund ta largosh qeverine kur tju teket ju te PD-LSI,me babolet tuaja nuk i luan nje qime qeverise o te mbaruar.
Përgjigju