Protesta e opozitës dhe kriza politike/ Norman takon Bashën, 25' më vonë u bashkohet dhe Mediu (VIDEO)

Një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar, ambasadori britanik, Dunckan Norman ka 'zbarkuar' në zyrën e kryedemokratit, Lulzim Basha, ku zhvilloi një takim 'kokë më kokë' për rreth 40 minuta.

Flitet se në fokus të këtij takimi ishin protestat e opozitës dhe kriza politike, por nuk ka asgjë zyrtare duke qenë se në përfundim të takimi Basha zgjodhi të heshtë para interesimit të gazetarëve. Ndryshe nga herët e tjera, Basha nuk ka qenë i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, por i vetëm. Pas 25 minutash takim 'kokë më kokë', në zyrë shkoi edhe aleati besnik i kryedemokratit, Fatmir Mediu.

Fatmir Mediu sot duke hyrë te selia e PD

Ky takim vjen një ditë pasi ndërkombëtarët, njëzëri kanë dënuar aktet e dhunës në protestën në 11 majit dhe u kanë bërë thirrje të drejtëpërdrejtë Bashës dhe Kryemadhit që të mbajnë përgjegjësi.Në reagimet e tyre, ata kanë bërë thirrje që palët politike të ulen dhe të dialogojnë, për t'i dhënë fund krizës politike në vend, ku sipas tyre protestat po cenojnë rrugën e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. 

Që prej tre muajsh, opozita ka djegur mandatet dhe ka nisur protestat e njëpasnjëshme, ku kërkohet një qeveri transitore, pa Edi Ramën kryeministër, që sipas tyre do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndershme. Ato kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, por gjithashtu janë shprehur të bindur se nuk do të lejojnë të zhvillohet procesi i votimit në 30 qershor.

Makina e  ambasadorit britanik, Dunckan Norman te selia e PD

Mesazhi i Ambasadës Britanike 
"E drejta për të protestuar është përbërës themelor i një demokracie të shëndetshme. Por protestat duhet të jenë paqësore. Ne dënojmë dhunën që u zhvillua gjatë protestës së 11 majit nga e cila u plagosën si policë dhe protestues dhe shkaktoi dëme në pronë.
Ne u kërkojmë liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata mbajnë të jenë paqësore dhe të mbahen në përputhje me ligjin.
Ne gjithashtu kërkojmë që policia të tregojë përmbajtje dhe të respektojë sundimin e ligjit që ata mbështesin. Ne dënojmë me gjithë zemër intimidimin e ambasadorit të OSBE-së dhe dëmet e shkaktuara në rezidencën e tij zyrtare. Nuk ka vend për veprime të tillë në një demokraci moderne.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën ngërçi tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigje".

Ambasadorit britanik Dunckan Norman

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mire: 14/05/2019 11:46

    Jo more jo fikush e mbedhtet bashen prandaj ka mar zemer mos kujtone se ka budallejn sot po ben gjeste te shemtuara kudh eshte basha askush

    Përgjigju
  • Emigrant shikues live: 14/05/2019 11:45

    NE PROTESTE BLLOKIMI I RRUGEVE ESHTE NORMALE SOT ESHTE BLLOKUAR F D R NE MANHATTAN NYC NGA PROTESTUESIT PER ERIC GARDNER QE VDIQ NGA NDERHYRJA BRUTALE POLICISE GJATE ARRESTIMIT DICKA E NGJASME GJATE ARRESTIMIT TE Z DOLLAPAJ O BURRA BLLOKIMI I RRUGEVE ESHTE NORMALE NE DEMOKRACI QE PO NDODH NE USA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut