Derbi Maliq-Devoll, i parashikuar të mbahej ditën e dielë në orën 15:00 është shtyrë për të hënën në të njëjtën orë. 

Report Tv mëson se shkak për këtë është bërë axhenda e protestës së opozitës e cila do të zhvillohet pasditen e ditës së dielë në Maliq.

Ndeshja mes Maliqit dhe Devollit është një ndeshje e Kategorisë së Dytë.