Protesta te Ministria e Brendshme, procedohen të rinjtë e FRPD dhe LRI, mes tyre Belind Këlliçi

Protesta te Ministria e Brendshme, procedohen të rinjtë e FRPD dhe LRI, mes tyre Belind Këlliçi

Protesta e të rinjëve të FRPD dhe LRI para ministrisë së Brendshme

Policia e Tiranës ka kallëzuar në prokurori të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Rinore për Integrim pas protestës që zhvilluan dje para ministrisë së Brendshme, dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit Xhafaj.

Mes të kallzuarëve është edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi.

Bazuar në nenin 262 të Kodit Penal ku thuhet se organizimi i manifestimeve të të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Kallzimi i policisë.

Më datë 29.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.K., 31 vjeç, A.K. 29 vjeç, G.Gj. 30 vjeç, H.V. 27 vjeç, G.T. 42 vjeç, S.B. 22 vjeç, M.U. 31 vjeç, F.H. 48 vjeç dhe K.Gj. 48 vjeç (banues të gjithë në Tiranë) bazuar në nenin 262/1 të Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 30/05/2018 18:20

    ka akoma budallenj qe i shkojne ketij gabelit te PD-se prapa, po ky eshte nje pijanec qe gjithe diten pin raki me qofte me jevgjit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja